“Inter, ajër i ri”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Edhe dy ditë na ndajnë nga starti i Kupës së Botës.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport hapet me lëvizjet e merkatos së Interit në janar: “Inter, ajër i ri”. Zikaltërit në fakt po kërkojnë të rinjtë Musah dhe Vazquez nga Valencia, me Gagliardini dhe Gosens të destinuar për t’u shitur.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 18/11/2022

Corriere dello Sport, protagonisti i merkatos me lëvizjet e ndjekësve për të rifituar Napolin e drejtuesve të Spallettit : “Gjueti për Lucion”, me disa nga profilet më të nxehta të momentit: “Okafor dhe Ziyech për Milanin, Parisi nga Juve, Inter tek Borna Sosa.Prima Pagina Corriere dello Sport 18/11/2022

“Jo Interit dhe United për Juventusin” është titulli i torinezes Tuttosport, e cila hapet me talentin bardhezi Fagioli.Prima Pagina Tuttosport 18/11/2022

Në Spanjë, Marca hapet me paraqitjen fantastike të Ansu Fati, i cili shkëlqeu në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Jordanisë duke shënuar: “Ansu Fati është gati”.Prima Pagina Marca 18/11/2022

“Thesar hyjnor” ka shkruar madrilenia AS, me golat e talentave të rinj, që vendosin miqësoren e Spanjës kundër Jordanisë.Prima Pagina AS 18/11/2022

Katalanasja Sport hapet me titullin: “Ja ku jam!” E udhëhequr nga Ansu Fati, Spanja mundi me lehtësi Jordaninë dhe është gati për Kupën e Botës.Prima Pagina Diario SPORT 18/11/2022

Në Angli, Daily Express Sport hapet me talentin anglez, Phil Foden: “Faktor i mirë Phil”. Sulmuesi anësor do të përpiqet të marrë mbi supe kombëtaren e Tre Luanëve, duke ndjekur një titull që i mungon prej 56 vitesh.Prima Pagina Daily Express Sport 18/11/2022