Ilir Meta shkon në selinë blu, takim “kokë më kokë” me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paraditën e sotme ka shkuar në ambientet e selisë blu ku dhe është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Takimi vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 dhjetorit, ndërkohë që në fokus të diskutimeve pritet të jenë dhe primaret, aksioni opozitar dhe zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë, deri më tani kryetari i Pl nuk ka konfirmuar që do të jetë pjesë e protestës së 6 dhjetorit, e cila do të mbahet në ditën kur në Tiranë do të vijnë të jgithë liderët e Bashkimit Europian si dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ish kryeministri Sali Berisha më herët tha se protesta e cila do të mbahet më 6 dhjetor do të jetë një jehonë për t’i treguar liderve të Europës dhe rajonit se përballë atij që e quan narko-shtetit të Edi Ramës, ka një popull opozitar i cili nuk do ta tolerojë.

Berisha shpjegoi se protesta nuk ka për qëllim të pengojë mbledhjen e samitit të be-ballkani përendimor, por e quajti mirëseardhje në të vërtetën e shqiptarëve.

Ndërsa, për socialistët një protestë e tillë në ditën kur pritet të organizohet dhe samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku do të vijnë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor por dhe zyrtarë të lartë të BE-së, është e papranueshme.

Të fundit

“11 maji nuk ishte farsë, por humbje me 300 mijë vota”

"Nuk ka farsë, por humbje me 300 mijë vota për PD’, kështu është shprehur ish- deputeti i PD Fatbardh...

Ambasadorët në Kosovë: Klasa politike po zhgënjen popullin

Ambasadorët e akredituar në Kosovë u rikthyen në Kuvend me shpresën se do të bëheshin dëshmitarë të konstituimit të Parlamentit. Por shpresa shpejt u kthye...

Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri. Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo...

SPAK, kontrolle të befasishme për kapjen e dy personave

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar Policinë e Shtetit për të ndërmarrë një operacion blic për arrestimin e...

Trump: Ajo që thotë Macron për Palestinën nuk ka rëndësi

"Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi, nuk ka peshë". Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar vendimin e presidentit francez për...

Lajme të tjera

Web TV