Bernardo Silva i thur elozhe Ronaldos: “Ende mbështetemi tek ai, është i shkëlqyeshëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Përfaqësueses së Portugalisë, Bernardo Silva beson se Cristiano Ronaldo ka dëshmuar se ai ende mund të luajë në nivelin më të lartë.

Mesfushori i Manchester Cityt po fliste për kolegun e tij ndërkombëtar pas fitores dramatike 3-2 ndaj Ganës në Kupën e Botës të enjten mbrëma.

Ronaldo fitoi dhe shënoi një penallti për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi u lirua nga Manchester United në fillim të javës.

“Jemi të lumtur të dimë se mund të mbështetemi ende te Cristiano – jo vetëm goli, por ai punoi shumë për ekipin. Ajo që ai bën tani është vendimi i tij dhe vendimi i kujtdo qoftë ai që i ofron kontratë”, ka thënë fillimisht Silva.

“Mendoj se ai ende mund të luajë në nivele të larta. Varet se çfarë dëshiron Ronaldo. Nuk e di se çfarë dëshiron ai për jetën e tij. Ai duhet të flasë me familjen e tij dhe të vendosë vetë, apo jo?”.

“Unë e mbështes vendimin e tij. Ai është bashkëlojtari im në Portugali – nëse ai është i lumtur, ne jemi të lumtur. Ai ka qenë mirë, ka qenë i shkëlqyeshëm”, përfundoi ylli portugez.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV