Çudia në ndeshjen Belgjikë-Marok, portieri del këndon himnin dhe… zhduket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maroku mposhti sot 2-0 Belgjikën, ndërsa një episod totalisht i pazakontë ndodhi para startit të ndeshjes.

Portieri titullar i Marokut, Bono, është zëvendësuar vetëm pak sekonda para fillimit të sfidës në mënyrë të papritur.

Ai figuronte në rreshtimin titullar të Marokut, madje bëri nxemjen, këndoi edhe himnin me pjesën tjetër të ekipit dhe u rreshtua për foton.

Por çuditërisht, pak sekonda më vonë, pasi u hodh shorti për ndarjen e fushës, në terren ishte portieri i dytë i kësaj përfaqësuese, Munir.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij zëvendësimi të papritur, por mediat raportojnë se ai ka ndjerë një shqetësim muskular dhe ka kërkuar zëvendësim.

FIFA nuk e ka regjistruar si zëvendësim gjatë sfidës, duke mos i shpërdoruar afrikano-veriorëve mundësinë për të bërë ndryshime gjatë ndeshjes.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV