VIDEO/ Cristiano Ronaldo i acaruar me trajnerin pasi e zëvendësoi: “Ti gjithmon nxiton ..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portugalia humbi ndeshjen e fundit të grupit në “Katar 2022”, e mundur 2-1 nga Koreja e Jugut. Kësisoji, kombëtarja e drejtuar nga trajneri luzitan Paulo Bento u kualifikua për në 16-she. Në letër ishte një disfatë pa dhimbje për skuadrën e Fernando Santos, madje pa kompromentuar vendin e parë në grup, por ka nga ata brenda grupit që nuk e morën mirë “kthesën e papritur” që mori pasditja e djeshme në Katar.

Është sigurisht Cristiano Ronaldo, i cili siç e dimë nuk i pëlqen të humbasë kurrë, pavarësisht nga rëndësia e ndeshjes. Numri 7, i aktivizuar si titullar, pavarësisht kualifikimit tashmë në xhep, nuk mundi ta gjente rrugën e golit dhe për këtë arsye u duk veçanërisht nervoz gjatë ndeshjes, por mbi të gjitha pasi u zëvendësua.

Kështu, pas mosmarrëveshjes me një kundërshtar të Koresë së Jugut, i cili me rezultatin ende 1-1 e kishte ftuar të përshpejtonte largimin nga fusha gjatë zëvendësimit, zemërimi i vërtetë i CR7 shpërtheu pak sekonda më vonë dhe kishte si target Fernando Santos.

Në fakt, kamerat kapën një shprehje mjaft të zjarrtë të Ronaldos, drejtuar trajnerit të tij. “Ti je gjithmonë me nxitim për të më zëvendësuar, por duhet të jesh i kujdesshëm me mua”, – u shpreh Cristiano para se të ulej në stol.

Santos vetë, pas ndeshjes u përpoq ta ulte tensionin, duke pohuar se zemërimi i Ronaldos ishte i lidhur pikërisht me mosmarrëveshjen që kishte me lojtarin e Koresë së Jugut: “Pepe duhej të ndërhynte për të rivendosur qetësinë dhe Cristiano ishte I tensionuar”. Sulmuesi shfaqi zhgënjimin e tij, ngaqë është zëvendësuar për herë të tretë nga tri ndeshjet e luajtura në Kupën e Botës.

Ronaldo nuk e kishte fshehur acarimin e tij tashmë pasi iu desh të largohej nga fusha në fund të ndeshjes kundër Ganës, në minutën e 88-të me rezultatin 3-1, pak sekonda para golit të afrikanëve që rihapi ndeshjen, dhe më pas kundër Uruguajit nëntë minuta nga fundi, ndeshje e shënjuar nga goli i “kontestuar” i Bruno Fernandes.

Lexo edhe :  Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon, shpallet lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV