I gjobitur dy herë nga FIFA, ja arsyeja se përse Mbappe nuk është paraqitur në konferencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylian Mbappe është ndoshta futbollisti i vetëm në këtë Kampionat Botëror që nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Sulmuesi francez ka fituar dy herë çmimin si lojtari i ndeshjes ndaj Australisë dhe Danimarkës, por në asnjërin rast nuk është prononcuar për mediat, edhe pse një gjë e tillë është kusht nga FIFA.

Megjithatë shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka gjobitur në të dyja rastet Mbappen, gjobë që është paguar nga Federata Franceze e Futbollit.

Arsyeja kryesore e këtij vendimi të Mbappes është shmangia e pyetjeve rreth së ardhmes së tij, por jo e vetmja.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi Mbappe nuk dëshiron që figura e tij të jetë pranë birrës ‘Budweiser’ e që kjo e fundit është sponsor kryesor i Botërorit ‘Katar 2022’.

Sulmuesi i PSG-së dhe Përfaqësuese së Francës ka një tjetër arsyeje që fsheh emrin e birrës ‘Budweiser’ gjatë fotografive që bën me çmimin si lojtar i ndeshjes në Kupën e Botës.

Kjo është një politikë e drejtave të imazhit nga francezi, pasi Mbappe nuk reklamon markat e ushqimeve të padëshiruara, bastet sportive dhe pijeve alkoolike.

Edhe në momentin kur ai ka bërë fotografi me çmimet e marra, nuk e ka bërë ku shihet emri i sponsorit.

Gjithsesi për një gjë të tillë francezi po merr gjoba nga FIFA, por gjobat i ka marrë përsipër për t’i paguar FF së Francës.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV