VIDEO/ Franca mposht Poloninë me lehtësi dhe vijon në çerekfinale, Mbappe tjetër nivel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca mposht Poloninë me rezultatin 3-1 dhe siguron një biletë për në fazën çerekfinale të Katar 2022. Polakët tentuan t’i bënin ballë francezëve dhe në disa momente të lojës ia dolën mbanë mjaft mirë. Megjithatë, ato që vendosën në fund ishin kualitetet e Les Bleus që e ndëshkuan Poloninë me Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe.

Sa i takon kronikës së pjesës së parë, Franca e nisi me vrull duke kërkuar që të tregonte forcën që në minutat e para. Ishin dy goditje nga ana e Tchouameni dhe Dembele që vendosën në provë portierin Szczesny, respektivisht në të 13-tën dhe të 16-tën. Pas këtij fraksioni loje, Polonia e mori veten dhe gjithashtu kërcënoi francezët. Rasti i pari i takoi Robert Leëandoëskit që provoi me një goditje nga distanca dhe që përfundoi vetëm pak centimetra larg kuadratit të Lloris.

Gjithsesi, mundësia më e mirë për polakët u regjistrua në minutën e 37-të, kur fillimisht Zielinski e më pas Cash u shfaqën brenda zonës së “Gjelave” me Varane që shpëtoi topin në vijën fatale. Por, ky moment i mirë nuk u shfrytëzua nga polakët që u goditën vetëm shtatë minuta më pas nga ana e Olivier Giroud. Sulmuesi kombinoi bukur me Mbappe dhe përballë Szczesny nuk gaboi. Festë te Franca, gjithashtu një moment krenarie edhe për Giroud që me 52 gola u shndërrua në golashënuesin më të mirë të Francës duke lënë pas një legjendë si Thierry Henry.

Me avantazhin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, ishin sërish Kampionët e Botës në fuqi që u shfaqën më të orientuar drejt sulmit për të gjetur golin e dytë. Mbappe, Dembel, por edhe Giroud provuan, madje ky i fundit shënoi sërish me një roveshatë këtë herë, por loja ishte ndalur më parë për një faull ndaj portierit të polakëve.

Lexo edhe :  50.000 pikë, LeBron James nuk njeh limite, “The King” hyn në historinë e NBA

Megjithatë, goli i dytë erdhi në minutën e 74-të me anë të një kundërsulmi të ekzekutuar në perfeksion nga ana e Dembele dhe Mbappe me këtë të fundit që përmbylli me sukses aksionin teksa me një goditje preçize në zonë nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Szczesny.

Një gol që i preu gjunjët polakëve dhe i detyroi të dorëzoheshin para kohe, ndërsa Mbappe gjeti kohën edhe për një tjetër gol. Sërish brenda zone, 23-vjeçari goditi me efekt dhe e depozitoi topin në fundin e rrjetës së Szczesny.

https://youtu.be/FmQATKLH_ho

Në fund pati kohë edhe për një gol të Robert Leëandoëskit që shënoi me 11-metërshin, një rrjetë që i shërbeu sa për statistikë personale sulmuesit që e mbyll këtë Kupë Bote me dy gola të realizuar. Kështu, me një fitore bindëse, Franca garanton pjesëmarrjen në çerekfinale dhe pret të përballet me fituesen e çiftit Angli-Senegal.

Të fundit

Si ndikon plakja tek aftësia për t’u përqëndruar

Ashtu siç mund të mos vraponi më aq shpejt siç bënit kur ishit të rinj, ashtu edhe aftësia për...

Vila e Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi sekuestrimin e vilës në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetaj TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në...

BE rrit shpenzimet për mbrojtjen! 800 miliardë euro “kundër” Rusisë, mbështetje Ukrainës

Samiti i krizës në Bruksel prodhoi një deklaratë unanime mbështetëse të krerëve të bllokut europian për planin e rritjes masive të shpenzimeve për mbrojtjen. Udhëheqësit...

Drejtori i policisë së Tiranës paraqitet në SPAK

Drejtori i policisë së Tiranës paraqitet në SPAK.

Pas sulmit “masiv” rus, Zelensky përsërit thirrjen për armëpushim detar dhe ajror

Të paktën 18 persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur në një sulm rus gjatë natës, sipas zyrtarëve ukrainas. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se...

Lajme të tjera

Web TV