Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe ka takuar presidentin e këtij vendi Ilham Aliyev. Në fotot e shpërndara në fotot sociale nga kreu i qeverisë thotë se e ka falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.
‘Me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.’- shkruan Rama.
Dy javë më parë, ambasadori i Azerbajxhanit njoftoi se Presidenti Ilham Aliev miratoi hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë, pas kërkesës së Presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë.
Më 15 nëntor ishte hera e parë që Aliev erdhi në Shqipëri, aty ku u mirëprit nga Presidenti Begaj, një takim i cili shënon një një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan. Aliyev shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e infrasktrukturës së gazit.