E rëndë/ 40-vjeçari vret nënën dhe merr peng disa persona në një qendër tregtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani në qytetin e Dresdenit.

Një burrë i armatosur rreth të 40-ve, ka vrarë me armë nënën e tij në një apartament në lagjen Prohlis.

Më pas ai iku në Altmarktgalerie dhe u strehua në një farmaci. Atje ai mori dy pengje (një grua dhe një fëmijë).

Me ndërhyrjen e forcave speciale të policisë, pengmarrësi është ndaluar, duke mbetur i plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së qytetit, Kai Schulz tha: Për shkak të operacionit të policisë në qendër të qytetit, Striezelmarkt do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.