VIDEO/ Partizani mposht Tiranën dhe ruan kreun e renditjes, goli i Skukës vulos sfidën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani është mjaftuar me golin e Xhuliano Skukës në derbi, për të mposhtur 0-1 Tiranën në Air Albania.

Ndeshja do niste shumë mirë për të kuqtë, të cilët do merrnin avantazhin shumë shpejt. Krosimi i Buxhelajt nuk do mund të kontrollohej dot nga Aleksi, aty u gjend Skuka, i cili realizoi me mjaftë qetësi.

Pas 30 minutash lojë, sërish Skuka protagonist, por këtë herë gjen përgjigjen e Bekajt. Pjesa e dytë e ndeshjes fillon në kohë vonesë, pasi ndërsa skuadrat ishin në dhomat e zhveshjes, tifozët në tribuna luanin ndeshjen e tyre dhe fishekzjarret e shumta e bënë të pamundur vijimin normal të sfidës.

Hadroji në minutën e 74-të shpëton ekipin nga një gol i sigurt, pasi Ismajlgeci ishte gati për të barazuar shifrat për bardheblutë, pas një topi të ardhur nga krahët.

Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, skuadra e Colellas merr kështu 3 pikë të arta dhe shkon në kuotën e 29 të tillave në vendin e parë, e ndjekur nga Tirana me 4 pikë më pak.

 

Të fundit

Mbyllje ambasadash e shkurtime fondesh për NATO-n, çfarë po planifikon DASH për Ballkanin

Mbyllje ambasadash e konsullatash, shkurtime fondesh për NATO-n dhe organizatat ndërkombëtare: çfarë po planifikon Departamenti i Shtetit dhe cilat...

Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave

Presidenti i sapozgjedhur i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të pranojë forca amerikane në territorin e vet,...

Problemet me infertilitetin/ Arsyet më të shpeshta që çojnë në abortet e hershme

I ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24, mëngjesin e sotëm ishte mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili ka dhënë këshilla në lidhje...

Qeveria japoneze jep ndihmë financiare për restaurimin e liqenit të Urmisë

Qeveria japoneze ka premtuar 3.3 milionë dollarë për të mbështetur restaurimin e liqenit Urmia, që ndodhet në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit, konfirmoi...

“Vasalë të amerikanëve”/ JD Vance sulmon sërish Evropën, ja tre vendet që ka përjashtuar

Evropa është “aleati ynë”, por nuk mund të jetë një “vasal i përhershëm” i Shteteve të Bashkuara për sa i përket sigurisë dhe tregtisë,...

Lajme të tjera

Web TV