Zyrtare/ Një brazilian në stolin e kombëtares, Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë. FSHF ka zyrtarizuar pasditen e sotme brazilianin, si kreun e pankinës së Kombëtares Kuqezi.

Marrin fund kështu dilemat mbi zëvendësuesin e Edi Rejës, me FSHF-nē që mes disa alternativave, zgjodhi pikërisht brazilianin për t’i besuar misionin Euro 2024.

Bashkë me Sylvinhon, në krah të tij do të jetë braziliani tjetër, Doriva, si dhe argjentinasi Pablo Zabaleta, të cilët do të jenë ndihmësit e trajnerit të ri kuqezi, me stafin që do të debutojë në mars, me eliminatoret e Euro 2024-ës.

Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Sylvinho parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.

48 vjeҫari Sylvinho, i cili vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zëvendës trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas. Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Sylvinho është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij

Lexo edhe :  Shqipëria “argëtohet” në miqësoren ndaj Lihteshtejnit, shkëlqejnë Broja dhe Asani

Më datë 9 janar, Sylvinho dhe stafi i tij do të jenë në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.

Të fundit

Macron: Franca, afër krijimit të koalicionit të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se dëshiron ta finalizojë krijimin e një koalicioni të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën,...

Gjermania mposht me përmbysje Greqinë, Anglia pëson disfatë në “Wembley”

Gjermania luajti edhe testin e fundit miqësor para Europianit të shtëpisë, teksa tashmë vëmendja e skuadrës së Nagelsmann shkon te ndeshja hapëse e kompeticionit,...

Prag Euro 2024, Duka: Tani fillon pjesa më e bukur

Shqipëria mundi 3-1 Azerbajxhanin, në miqësoren e fundit para Europianit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet...

E rëndë në Danimarkë, kryeministrja Frederiksen sulmohet fizikisht

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është sulmuar fizikisht nga një burrë në qendër të Kopenhagenit të premten në mbrëmje, sipas një deklarate zyrtare. Incidenti ndodhi...

Modelja e famshme dedikim për të dashurën e saj: Dy vjet plot jetë

Cara Delevingne nuk mund të ishte më e dashuruar, duke i dedikuar fjalë plot dashuri partneres së saj Minke me rastin e përvjetorit të...

Lajme të tjera

Web TV