Crystal Palace ngrin buzëqeshjen e Manchester United në minutat e fundit të ndeshjes

LONDON, ENGLAND - JANUARY 18: Michael Olise of Crystal Palace celebrates after scoring the team's first goal from a free kick with teammates during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester United at Selhurst Park on January 18, 2023 in London, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Manchester United ndalet pas 9 fitoreve radhazi në një barazim dramatik 1-1 përballë Crystal Palace në sfidën e prapambetur të javës së 7-të. Djajtë e Kuq humbën një mundësi të artë për t’u ngjitur në vendin e dytë në renditje, ndërsa goli i Olise në çastet e fundit i hoqi fitoren e shumëkërkuar nga duart skuadrës së Ten Hag.

“Djajtë e Kuq” kaluan të paret në avantazh me një gol të Bruno Fernandes në fund të pjesës së parë, ku përfitoi nga asisti i Christian Eriksen. Man.United nuk arriti të zgjidhe ndeshjen dhe të shënojë golin e sigurisë, dhe atëherë kur pritej vërshëllima e fundit, Michael Olise realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.

Një barazim që lë shijen e një humbjeje te “Djajtë e Kuq” që ishin drejt marrjes së fitores së 10-të radhazi. Me pikën e marrë në ‘Selhurst Park’, United parakalon në renditje Newcastle teksa ngjitet në kuotën e 39 pikëve. Nga ana tjetër, Crystal Palace ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 12-të.

Për Djajtë debutoi nga minuta e parë blerja e re e muajit Janar, Wout Weghorst, me holandezin që nuk arriti të lërë gjurmë.