Mediat italiane sulmojnë ashpër Rafael Leaon pas humbjes ndaj Lazio: “Pa uri dhe pa forcë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu me më shumë pritshmëri mes lojtarëve të Milanit ka dështuar sërish, edhe në disfatën 4-0 ndaj Lazios, të martën në mbrëmje. Rafael Leao Meriton vlerësimin (notën) 4 për “Gazzetta dello Sport”:

“Më të fortët janë më fajtorët, nëse është kështu. Leao ndodhet në një moment të keq. Edhe gjuha e trupit të tij është e tmerrshme”.

E njëjta notë vlerësimi nga MilanNews për të: “I vendosur në krah, ai nuk bën asgjë si duhet në fazën sulmuese. Sa për aspektin mbrojtës, ai nuk e di se çfarë është. I likujduar totalisht nga Marusic. Nëse ai dëshiron të jetë një lojtar i mirë, nuk mund t’I ketë këto ndërprerje”.

“Corriere dello Sport” e vlerëson me 4.5, e konsideron një dështim të rëndë për kuqezinjtë: “Te Milani që nuk ekziston më, mbi të gjitha është Leao ai që nuk ekziston më. Pa uri, pa forcë për të kapur momentin. Bosh, u gjend përballë Marusic në versionin më të zbehtë të mundshëm.

Dy krosime pa kënaqësi dhe një gjuajtje e gjysmë në pjesën e dytë, kur tentoi të hidhte topin drejt portës laciale”. Nga ana tjetër, mendimi i “Tuttosport” ishte I ndryshëm, duke e vlerësuar me notën 5 në këtë mënyrë:

“Ndër më pak të këqijtë në pjesën e parë, të paktën na bën ta dëshirojmë. Ai pati mundësinë që ta rihapte ndeshjen me ftesë të De Ketelaere, por nuk ia doli”. E njëjta notë nga “Corriere della Sera”: “Përpiqet me pak zgjatime, por izolohet. Dhe në fund nuk mund të ngushëllohet”.

Vlerësim me notën 5 edhe nga TMW: “Lojtari më i rëndësishëm duhet të jape zgjidhje, por në vend të kësaj shpesh krijon probleme duke luajtur më shumë për veten sesa për ekipin”.

Të fundit

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Lajme të tjera

Web TV