Tedi Blushi “zbret në terren”/ Katër herë është asfaltuar rruga te Pazari Ri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar rikonstruksionin e rrugës “Tefta Tashko Koco” në Tiranë, duke e quajtur atë një vjedhje të taksave dhe tallje me popullin. Sipas tij në pesë muajt e fundit rruga është asfaltuar katër herë.

Blushi ka dalë vetë në rrugë dhe tregon gjendjen në të cilën ajo ndodhet, me gropa të mbushura nga shiu dhe në gjendje të degraduar. Numri dy i Partisë së Lirisë akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj për shpërdorim të taksave, pasi infrastruktura nuk është përmirësuar, edhe pse paratë janë dhënë.

“Në pesë muajt e fundit, Erion Veliaj e asfaltoi katër herë Rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Njësinë Bashkiake Nr.2. Por gjendja reale e kësaj rruge, pas katër asfalteve dhe ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve rezulton më e degraduar se kurrë. Katër asfaltet e hedhura në këtë rrugë, janë mirëfillti katër vjedhje të taksave.

Rrugët e ndershme nuk kanë nevojë as për katër investime, as për katër inagurime dhe as për katër kronika televizive, por vetëm për një investim të ndershëm, që nuk vidhet por që jeton për të paktën katër dekada.

Të përdorësh 350 milion euro buxhet vjetor për të mbushur xhepat dhe jo gropat e rrugëve të lëna rrugëve do të thotë se për tetë vite Kryehajduti Erion Veliaj mendoi si të pasurohej për vete dhe jo se si të përmirësonte infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës në komunitet të qytetarëve të Tiranës. Ndaj 14 Maji është dita për të ndëshkuar masivisht me votë Kryehajdutin dhe Kryemashtruesin e Tiranës”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

 

Të fundit

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, qytetari i merr armën policit dhe tenton të…

Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të...

“Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

Pas finales së madhe të Eurovision 2025, që u mbaj më 17 Maj, “Shkodra Elektronike” ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale....

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Lajme të tjera

Web TV