Shoferi i dehur përplaset dhe përfundon brenda në dyqan, shpëton mrekullisht 5-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë fatmirësisht nuk u kthye në tragjedi. Ngjarja ndodhi në Brazil ku një makinë me shpejtësi përplasi një motoçikletë dhe mori me vete një vajzë 5-vjeçare duke thyer xhamin e një biznesi. Shoferi i makinës, sipas autoriteteve, ishte në gjendje të dehur.

Videoja e kamerës së sigurisë, ka kapur momentin kur makina fillimisht ka përplasur një motoçikletë dhe në pas ka “rrëmbyer” 5-vjeçaren.

Vajza e vogël në momentin e aksidentit ishte duke luajtur pas një vazoje me lule kur makina doli jashtë kontrollit dhe e goditi duke e futur brenda biznesit.

Ndonëse xhami i biznesit u thye, vajza e cila ka rënë në një sedilje shihet në këmbë menjëherë pasi është tërhequr nga një burrë që i kishte shmangur makinës me shoferin e dehur në momentet e fundit.

Policia njofton se vajza e mitur nuk ka mbetur e lënduar rëndë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV