‘McGonigal’/ Ngjela: Akuzat e opozitës, novela të nivelit të dobët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Abc News komentoi akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ai tha se nuk ka asnjë provë që implikon kryeministrin Edi Rama në këtë çështje ndërsa i quajti opozitarët si “novelistë”.
“Këta nuk janë profesionistë por novelistë. Janë stisje. Çështja është në Amerikë.

Deri tani nuk ka thënë ndonjë gjë për Ramën por për shefin e lartë të FBI.

Pyetja është: Një shef i lartë i FBI do të pyesë Ramën për takimet? Nuk janë takime nëpër bodrume por të një përfaqësuesi të lartë të FBI.

Mbase ka ardhur për problemet e Shqipërisë. Fakti që ka dalë me penale në Amerikë, nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Të tjerat janë fantazi. Janë politikë e nivelit të ulët. Nuk bëhen në asnjë vend të botës. Nuk e kupton dot opozita se ku fillon pushteti gjyqësor, mbaron gjuha jote.

Atje është arrestuar dhe mbahet me arrest shtëpie një shef i FBI që ka ardhur në Tiranë. Deri tani nuk ka asgjë. Ka thënë gjë Amerika? Duhet të flasë pushteti gjyqësor amerikan dhe jo ne. Nuk e di se kë duan të bindin por janë njerëz pa vlerë. Nuk mund të bashkëpunohet me ta.”, tha Ngjela.

Më pas ai u ndal tek protesta që ka paralajmëruar opozita me 11 Shkurt për këtë McGonigal.

“Politika e ka bërë gjithmonë kudo. Krijon një artificë dhe mendon të bëjë protestë. Protesta nuk do të sjellë asgjë. Me kë do ta bëjë revolucionin. Nuk rrëzohen pushtetet me revolucion por me vota. Foltorja kur filloi pasi Saliu doli non grata. Logjika e dobët mbrojtjeje. Non grata për korrupsion.

Lexo edhe :  PD mban sot Primaret/ Nis procesi në Gjirokastër dhe Lushnje, ja emrat që garojnë

Ti e ngacmon më tepër po të nxori provat. Ky kërkon të thotë se kam popullin me vete. Sa e ke numrin e popullit 40 mijë veta. 8 mijë veta si herën e fundit. Lëre ca ka thënë Berisha, kam qenë atje tek protesta e fundit. Berisha nuk ka përkrahës. Ata janë çarë në dysh, ata janë non grata.”, tha Ngjela.

Të fundit

“Viti 2025 është viti i diasporës”/ Berisha: Votuesit do përmbysin diktaturën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se e ka shpallur vitin 2025 si ‘vitin e diasporës’. Berisha, në...

Botës i është çmendur kryetari

Nga Skënder Minxhozi   Një nga komentatorët politikë më të kujdesshëm amerikanë Farid Zakaria, ka një ide shumë të qartë për rrokopujën diplomatike që ndodhi në...

Gjobë e çuditshme/ Drejtimi i mjetit me pallto apo xhup mund tu kushtojë deri në 200 euro

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Aksident në aksin Thumanë-Kashar, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Thumanë - Kashar, në afërsi të Thumanës. Viktima 73-vjeçar identifikuar si Rexhep Tamizi ka ndërruar jetë në...

Vëllai i Unikkatil u gjet i pajetë, çfarë zbuloi policia në banesën e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Prishtinë, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”, është...

Lajme të tjera

Web TV