Pas Turqisë, tërmeti i fortë shkund dhe Rumaninë/ Pamjet e frikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Rumanisë pasditen e së martës. Tërmeti ka goditur në thellësi prej 40 kilometrash, lëkundje këto të cilat janë ndjerë edhe në disa zona të Kosovës.

Tërmeti i së martës shkaktoi panik te banorët e zonës Târgu Jiu, teksa ata shihen duke u larguar nga banesat menjëherë.

Ndërtesa e bashkisë në Târgu Jiu u dëmtua lehtë, pasi u shkëputën tullat dhe ranë në një zonë ku kishte disa vetura. Sipas të dhënave të autoriteteve rumune, tërmeti ka ndodhur 10 km në jug të atij që ka ndodhur të hënën në të njëjtën zonë.  Inspektorati i Përgjithshëm i Situatave Emergjente tha menjëherë pas ngjarjes se në 112 nuk është marrë asnjë thirrje emergjente dhe nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.

Të fundit

Nga “shpërthimi” në rrjetet sociale te mandati/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 zhvillimet pas rinumërimit të...

Miliona euro dëm shtetit/Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve...

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh deputete nga rinumërimi në Qarkun...

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale dhe gjoba. Si shembull kryeministri...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

Lajme të tjera

Web TV