Sërish panik në Turqi, regjistrohet një tjetër lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 5.1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër tërmet i fortë u regjistrua në Turqi, e goditur tashmë javën e kaluar nga një tërmet shkatërrues që preku edhe Sirinë dhe shkaktoi gjithsej mbi 45,000 të vdekur.

Goditja e re, e regjistruar në orën 21.31 me orën lokale dhe u identifikua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në zonën qendrore të vendit, me magnitudë 5.1 ballë.

Agjencia turke për fatkeqësitë dhe emergjencat Afad njoftoi se tërmeti ka ndodhur në rrethin Göksun, në provincën qendrore të Kahramanmara, në një thellësi prej 12.18 kilometrash.

Nuk ka lajme për dëme materiale apo njerëz.

Ndërkohë numri i viktimave të tërmetit të 12 ditëve më parë vijon të rritet çdo orë.

Trupat e gjetur në Turqi dhe Siri janë mbi 45,000 dhe numri është i destinuar të përkeqësohet duke marrë parasysh numrin shumë të lartë të të zhdukurve që janë nën rrënojat e 264,000 ndërtesave të shkatërruara.

Gjithashtu në mesin e viktimave ishte edhe futbollisti ganez Atsu , i cili luante për ekipin turk Hatayspor.

Shpresa për të gjetur dikë ende gjallë zbehet me kalimin e orëve dhe ditëve. Por mrekullitë janë ende të mundshme. Tre persona janë gjetur të gjallë nën rrënoja në Hatay. T

re anëtarë të së njëjtës familje. Por njëri prej të treve, një djalë 12-vjeçar, ndërroi jetë pak kohë më pas në ambulancën që duhej ta çonte në spital.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV