‘Shkundet’ toka/ Momenti kur makinat lëvizin nga toka pas tërmetit të ri në Turqi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Hatay, zona turke në kufi me Sirinë, e cila pasditen e sotme u godit sërish nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë duke shkaktuar sërish panik te qytetarët. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, lëkundja ka qenë aq e fortë sa ka bërë që toka të lëkundet majtas-djathtas, teksa vihet re edhe shkëputje e energjisë elektrike.

Sipas raportimeve nga mediat turke, dy lëkundjet ndodhën ndërkohë që vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupave dhe heqjen e mbeturinave nga dy tërmetet shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë, të cilët më 6 shkurt shkatërruan 11 provinca turke ku u goditën 72 qytete dhe fshatra në Turqi dhe Sirinë fqinje.

“Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, – tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t’i ndihmuar. NMediat truke raportuan se, një foshnjë 1-vjeçare ka mbetur nën rrënoja. Guvernatori i Adanas tha se në qytetin e tij nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve të fundit.

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV