Sa ishte pasuria e Ahmet Zogut? Publikohen shifrat marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historiani Erald Kapri thotë se Ahmet Zogu ishte një njeri i pasur para se të bëhej Mbret i Shqipërisë.

Në emisionin “Now”, Kapri u shpreh se edhe pa floririn dhe bizhuteritë, Zogu zotëronte një pasuri të madhe, e cila në ditët e sotme kapte vlerën e 10 milionë eurove.

“Zogu realisht ka qenë një njeri shumë i pasur edhe para se të bëhej mbret.

Ishte një nga biznesmenët e parë në Shqipëri.

Në 1919 këtu ka ardhur një industrialist italian, i cili bëri një marrëveshje me Zogun për pyjet e zonës së Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Bëri një marrëveshje për 700 mijë lireta të kohës.

Ai kishte një koleksion bizhutetish që u zbulua në një ankand në vitin 1959.

Kam zbuluar dy llogari të fshehta bankare të Zogut. Ishin krijuar para se të ikte nga Shqipëria.

Një e kishte të llojit bankë, 50 mijë stërlina dhe një në Westmister Bank” me kapital amerikan, kishte 82 mijë dollarë.

Ai fitoi edhe një kompensim lufte ku mori 52 mijë stërlina.

Zogu, pa floririn dhe pa këto bizhuteri kishte para mjaftueshëm, që me kohën e sotme shkon 10 milionë euro”, theksoi ai.

Zogu ka marrë deri para vitit 1925, deri në 3 milionë lireta për marrëveshjen e pyjeve. Kjo marrëveshje mendohet t’i ketë sjellë 100 mijë stërlina në flori.

Gjatë kohës që u bë Mbret, vendosi një standard. Oborri mbretëror do kishte një buxhet të majmë, që i shërbente oborrit mbretëror, paguheshin 500 mijë franga ose 25 mijë napolona flori.

Të fundit

Zv. Sekretari i Shtetit Richard Verma takim me Ramën: BE është e ardhmja e Shqipërisë

Pas mbërritjes në Tiranë, Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma është takuar me kryeministrin...

“Berisha duhet të ishte në burg”/ Meçe: Vrau 4 persona më 21 janar, hodhi në erë Gërdecin

Analisti Arben Meçe tha se ish-kryeministri Berisha duhej të ishte në burg pasi është përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar dhe...

8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD

Nga Ylli Pata Opozita e sotme e dalë nga PD-ja e 2021-shit është realisht konfiguracioni i “Barit”, pra i post non grata, konfiguracioni i vendimit...

Blinken reagon ndaj deklaratave të Trump: Grenlanda nuk do t’i bashkohet SHBA-së

Sekretari në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken tha se ideja e Donald Trump për marrjen nën kontroll të Grenlandës, ndoshta...

“Kur e kam parë live…”/ E thirri me emrin e motrës, si reagoi Gerta ndaj Gjestit? (Video)

Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”, ku banorët kanë shkëmbyer disa batuta që nuk kanë kaluar...

Lajme të tjera

Web TV