“Nën Fëshfërimën e Gjetheve të Jetës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klaudeta Trajani

Dy fjalë për librin

Koha e librave nuk ka për të perënduar
Klaudeta Trajani, vjen me librin e saj të dytë me tregime. “Nën fëshfërimën e gjetheve të jetës” 2022, me të njëjtin thjeshtësi naracioni e mesazhi të drejtpërdrejtë si në vëllimin e parë “Trajektore në eter. 2018” Duket sikur nuk do të humbasë kohë e u drejtohet lexuesve të moshave të reja me frikën se “Kur të rriten do të shpërndahen si “zogjtë e korbit,” Ndaj përgatit tregime kartolina, me kontrase domethënëse pa tensione psikologjike, por me veprime e ballafaqime karakteresh, dashuri e përkujdesje. Në të gjitha tregimet, përshkrime të natyrës si “Sot fle macja me miun,” ripërsëritin destin e vjetër, se bota kështu ka qënë e do të mbetet, por kujdesuni të ruani të pastër e të papërlyer virtytin e shpirtit njerëzor.
“Hëna qëndronte e mjegullt dhe e kuqërremtë mbi çatitë, si kubeja e një xhamije, ndërsa toka humbiste e tretej mes flokëve të dendura të dëborës.”
Në këtë peizazh prozatorja vendos dilemat: “A do ta përballojë ashpërsinë dhe egërsinë e motit me borën e madhe mësuesja, që shpërfill motin e keq për të shkuar në shkollë, apo simotra e saj që “Kishte mbajtur dru në kurriz, që kur ishte tetë vjeç, do të fillonte punë në minierë.”
Kohët e stinëve, alternohen në tregime me gjendjet shpirtërore:
“Një psherëtimë zhurmuese mundi dhe fërshëllimën e lodhur të skodës plakë”.
Gjithçka ndodh e konkretizohet para syve lexuesit: “Ndjenin kënaqësi të qëndronin rrethuar nga tingujt e verës dhe me puhizën e lehtë që ju freskonte fytyrën. Flokët ju ishin thinjur tërësisht, shtati i hollë kishte nisur të jepte shënja kërrusjeje. Një tufë rrezesh drite vidheshin nga gjethet e drurit vigan përballë shtëpisë dhe binin mbi ballin e tyre.”
Dhe këtë trajektore drite autorja e ndjek për të hyrë në thellësinë e kompleksitetit të ndjejnave
të njeriut.
“Po unë atë e doja. E shikoja që më hidhte ndonjë vështrim qoftë dhe vjedhurazi. Kjo më jepte shpresë dhe më lumturonte. Do ta kujtoj shpesh atë çast, se si u zhytën sytë e saj në të miat, të mëdhenj, të shkëlqyer, me një shikim pyetës dhe të mendueshëm. E dija, që të gjitha dashuritë kërkojnë të jenë të përjetshme dhe pikërisht këtu ishte edhe burimi i vuajtjeve
të mia.”
Autorja i njeh mirë dritëhijet, krisjet, aty ku vihet në provë personaliteti e zbulohet forca e karakterit:
“Fytyra i mori befas një shprehje të shuar thuajse ishte plakur dhjetë vjet përnjëherësh.”
Ajo është e bindur se sprovat e njeriut në jetë nuk njohin kufij, ndaj gjithçka bëhet qerthulla ku
mblidhet filli i tregim jetës:
“U deshën minuta të tëra për të dalë nga ajo botë e errët, ku ishte futur. Më hodhi një shikim shkarazi.
Në veshët e mi nuk ishte zëri i saj, por vetëm një psherëtimë e mbytur, si thellësia e një pusete e lënë hapur pakujdesisht. Doktorët vendosën t’ia prisnin të dy këmbët. Mbeti një trung me dy cungje. Në të shumtën e kohës e drogonin, barnat nuk po i vepronin.”

Përkohshmëria e jetës së njeriut nuk e pranon fundin e një individi në harikiri, si prerja e damarëve. Por lartëson përpjekjet për t’i dhënë kuptim çdo momenti të jetës në vështirësi.
“E parandjeva që diçka jo e zakonshme kishte ndodhur në jetën e tyre, sepse ato ndodheshin në këtë shtëpi fëmijësh. Sytë tanë u kryqëzuan dhe sikur më kuptuan, sepse Ema foli përsëri: ”Mami nuk jeton më. E pashë kur mami mbylli sytë. Ajo qeshi me mua. Më shtëngoi kështu si po të shtrëngoj unë ty dhe i mbylli sytë përgjithmonë”.
“Në fytyrën e tij ishin shtuar rrudha të reja, që dikur nuk ekzistonin. Pamja e tij i ngjasonte atij
vendi, ku nuk kishte asnjëherë diell, po vetëm shi, bubullima dhe shkrepëtima. Ai mori frymë gjatë, ngadalë dhe thellë. Vdekja nuk ekziston, – më tha, kur e pa se çdo gjë po fikej dalngadalë. Njerëzit vdesin vetëm atëhere kur harrohen”
“Ne u zhytëm në botën e kujtimeve të bukura dhe mallëngjyese. Albumi i fotografive, që ishte ruajtur si relike e shenjtë na shkaktonte të qara dhe të qeshura njëkohësisht. Kujtime të bukura, por edhe trishtim për ndonje shok a shoqe të ndarë para kohe nga jeta. Nula, Beni, Agroni shokët tanë më të mirë, kishte kohë që nuk jetonin më. Ata u larguan nga ne, ashtu si gjethet që dridhen dhe shpërndahen si pluhur nga rrahja e krahëve të një zogu të trembur”
Për Klaudetën mardhëniet njerëzore përshkruhen shumë planshëm, me natyrshmëri e origjinalitet, të pasura në gjeografinë e mendësive, në dukje sa tradicionale, humane e moderne.
“Ishte një takim i përmallshëm, që kishte njomur dhe sytë e mi. Jeta e njeriut është tepër e gjatë
kur mungon dashuria.”
Tematika e tregimeve është aktuale, shpesh e dhimbshme e papajtueshme me vesin, “Dritani u dha tek dera. Pamja e tij linte për të dëshiruar. Dy kopsa në këmishën ngjyrë banane mungonin. Dukej i lodhur dhe i dërsitur sikur vinte nga një ndeshje futbolli. Buzëqeshja na ngriu në fytyrë. Asnjë muskul nuk mund ta komandonim, kur në tavolinën e shtruar bukur, lëshoi pa kujdes nje tufë lekësh të zhubrosura e në një gjëndje të mjerueshme.”
Mjaftojnë pak rreshta në penën e Klaudetës, për të kuptuar dramën e një individi, tragjizmin e tij.
Gjithçka vendoset në një atmosferë të shëndetshme e të papajtueshme me të keqen e në zbatim të ligjit: “Sikur u çliruam nga një brengë, që na shtrëngonte fytin. Morrëm frymë të lehtësuara, duke shijuar kafen, pas një turbullimi që na kishte trazuar ditën.
Përsëri na u kthye buzëqeshja e humbur…”
“Ajo jetonte në një apartament komod dhe të rehatshëm, që kushdo do të donte ta kishte në moshën e saj. Ndjehej e vetmuar.” – shkruan prozatorja në një nga tregimet, ku vëmendja ndaj moshës së tretë mbetet ndër më të preferuarat. Letërsia botërore e ka ndër më thelbësoret trajtimin e temës së mardhënieve midis brezave. Kujdesi ndaj të moshuarve, ndjeshmëria ndaj botës së tyre është thembra e Akilit të të gjitha kohërave, për to vetëm tregohet, zhgënjimi vetëkuptohet. Lexuesi vendos paralelisht përjetimin e përvojën e tij.
“Nusja e re, Meri më solli këtu. ”Gjeta dy vajza, po nuk mund të jetoj dhe me nënën tënde,” – i tha Xhonit. Më mungon Xhoni, më mungojnë vajzat, prandaj nuk po pajtohem me jetën këtu.”…por autorja nuk nguron të sjellë simpatinë e personazhit në një rrethanë rrëfyese të tillë:
“Ne të duam shumë dhe do të të vizitojmë më shpesh. Ishte premtimi i birit, që ngrohu zemrën e lodhur të një nëne.
Mbyll sytë. Ndien dritën e diellit mbi mollëza, mbi kapakët e syve, mbi ballë. Jeta e saj tani shkëlqen me vezullimin shpërthyes të një mijë e një diejve. Në sytë e saj shikoj një vel lotësh.
Ata vezullojnë nga lumturia…”
Prozatorja kërkon nëpërmjet tematikave të tregimeve të saj, një botë sa më albturiste, mirëkuptuese, mbështetëse ndaj njerëzve në nevojë. Zgjedh detaje e rrethana konkrete për të përgjithësuar individe e dukuri.
“Kisha kohë që endesha rrugëve të qytetit tim me një tabelë kartoni, ku kisha shkruar: “Ju lutem më ndihmoni. Kërkoj punë.” E dija, që fëmijët dhe Mira më prisnin. Kur qepallat e tyre të vogla fillonin t’u puliteshin si krahët e një blete që kishte shëtitur gjithë ditën lule më lule, Mira i çonte në shtrat. Ajo nuk harronte asnjëherë puthjen dhe “natën e mirë” edhe në momentet më të vështira të saj. Ndonjëherë më duhej t’u çoja vetëm lotë dhe ata e kuptonin, duke zënë secili vendin e tij pa u ndjerë. Sytë e gruas më flisnin pa zë. “Ju dhashë diçka për të ngrënë sot.”
“Më mungonte shumë ai burrë zemërmirë, që pa u vënë re nga askush shikonte gjestin tim të përditshëm. Merrja mbeturinat e drekës nga koshi. Këtë ma tha Xhudi. ”Ishte ai që m’u lut të gatuaja edhe për familjen tënde. Ai e kishte parë veprimin tënd, po e diskutoi vetëm me mua,” – më tha ajo.
“Kur fatet ndërthurren”
Si përfaqësuese e një brezi që u formua në përmjet leximit, autorja përcjell apelin nëpërmjet një
amaneti: “Ka ardhur koha të reduktosh leximin Xheni, – i thashë kur vura re se vështirësia për të lexuar i ishte shtuar. Edhe lentja që përdorte nuk po e ndihmonte më. Ndesha në kundërshtimin e saj të menjëhershëm, duke u larguar nga unë me nervozizëm. Lexonte parathënien përpara se të vendoste të blinte librin. Kaluam mjaft orë në atë librari.
Kur unë të largohem “në hevën” librat do t’i çosh në bibliotekën e qytetit. Kishte folur me drejtoreshën.
“Vetëm pas vdekjes sime.” E ngriti zërin më shumë sikur donte t’i theksonte këto fjalë si një amanet që më jepej vetëm mua.”
Vitet e pandemisë, na rikthyen dëshirën e leximit duke na treguar se kohët e librit nuk kanë për të
perënduar.
“Nxori një libër dhe filloi të lexojë. Hodha vështrimin vjedhurazi dhe syri më kapi titullin e librit
”Aventurat e Tom Sojerit”. Eshtë libër interesant, – iu drejtova djalit. Më hodhi një vështrim shkarazi, duke rregulluar maskën, që i kishte shkarë. Më tha se e kishte gjetur në bibliotekën e shtëpisë. Edhe babai i tij e kishte lexuar në moshën e tij dhe vazhdoi leximin.
Nuk ka fëmijë të moshës së tij që të mos e ketë lexuar këtë libër, – m’u drejtua burri dhe sytë i shkëlqyen nga kënaqësia.”
Dhe librat për fëshfërimën e gjetheve të jetës nuk kanë për të munguar.

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV