Berisha për Kim: “U bë gjallë McGonigali me fustan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ashpër në qëndrimet e tij ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. Ai e ka cilësuar si “McGonigal me fustan”, duke e akuzuar kryediplomaten amerikane në vendin tonë si të lidhur në interesa korruptive me kryeministrin Rama.

Në të gjitha reagimet që u bënë nga përfaqësursit e partive që u takuan me ambasadoren amerikane Yuri Kim në asnjë fjalë nuk u përmend skandali, i cili përfshiu dhe kreun e qeverisë Edi Rama çështja e McGonigal. Por kjo gjë nuk i shpëtoi Sali Berishës, i cili ka një oqean akulli mes tij dhe Kim. Lideri i grupimit të Rithemelimit, Sali Berisha, reagoi nga Mallakastra pas takimeve që ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kryer me partitë e ndryshme politike në vend. Kim nuk ka folur asnjëherë për këtë skandal dhe as për “rrëmojën” që u krijua në Kuvend nga opozita për këtë çështje. Pas dy muajsh e bë e gjallë sot. Do i them një fjalë. Nuk ke asnjë moral, asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet në këtë vend sepse ishe e para që i urove Ramës zgjedhjet më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo se mund t’u shesësh për moral shqiptarëve amoralitetin”, tha Berisha. Sipas tij Kim është një McGonigal me fustan. “Mc Gonigal me fustan. Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. Tani do i them nja dy fjalë këtu se nuk dua të ndalem; nuk ke asnjë moral, nuk ke asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet ti në këtë vend, sepse ti je e para që shkove dhe i urove Edi Ramës me urdhër të McGonigal, zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund të ju shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin”, është shprehur Berisha mes demokratëve të Mallakastrës. Dje, ambasadorja takoi përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike, në veçanti kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. Kim ka bërë apel që të parandalohet çdo formë presioni për të zbuluar si kanë votuar njerëzit, të hetohen raste e blerjes së votës dhe të garantohet siguria e të dhënave personale të qytetarëve. Berisha ripërsëriti deklaratat e tij, duke thënë se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Shqipëria u kthye nga vendi më i prapambetur në vendin me rrogat më të larta në rajon. “Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit. Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari”, tha ish kryeministri. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij, nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit, arriti botën digjitale dhe pati rrogat më të larta në rajon.

Të fundit

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Gati në afatin që kemi premtuar

Në tunelin e Llogarasë kanë përfunduar afro 88% e punimeve. Ka përfunduar puna për betonimin e tunelit kryesor në...

Gjermania ‘shuplakë’ Mitsotakis: Kërcënimet greke ndaj Shqipërisë, fjalë boshe…

Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE thekson gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë fjalë boshe. Kryeministri shqiptar Edi Rama thekson...

Dashamir Shehi shpërthen kundër opozitës: Korrupsionin duhet ta luftojnë të gjithë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ishte i ftuar në një program televiziv, ku foli për projektrezolutën e PS për luftën ndaj antikorrupsionit. Gjatë intervistës Shehi...

Sejko raporton në Komision: Nuk parashikojmë rritje të kredive me probleme

Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, e mbështetur nga rritja e konsumit, e investimeve, eksporteve, punësimit...

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV