Roma triumfon ndaj Sociedadit në Olimpico Stadium, shënon gol edhe Marash Kumbulla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë mbyllur katër takimet e orës 18:45 të vlefshme për ndeshjet e para të raundit të 1/8-ave të Europa League.

Roma fitoi me rezultatin minimal 2-0 ndaj Real Sociedad në “Olimpico”, në një sfidë që ishte shumë eluftuar nga të dyja anët.

Vendasit gjetën golin në minutën e 13’ me El Shaarawy që gjeti rrjetën pas asistit të Abraham. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan portat respektive, megjithatë në minutën e 87’ Roma vulosi fitoren me Marash Kumbullën.

Shqiptari që e nisi këtë sfidë në minutën e 46’, pas një goditje nga këndi të Dybala e dërgoi topin në rrjetë me goditje me kokë dhe më pas bëri festimi e veçantë, duke treguar se së shpejti do të bëhet baba.

Sporting-Arsenal u ndanë me barazimin 2-2. “The Gunners” zhbllokuan sfidën ne minutën e 22’ me Saliba, ndërsa Sporting barazoi në minutën e 34’ me Inacio.

Në minutën e 55’ Arsenal u shtang kur Paulinho realizoi golin e dytë për vendasit,  por në minutën e 62’ me Xhakën që po afronte topin drejt portës së kundërshtarëve Morita tentoi ta largojë, por e dërgoi topin në rrjetë duke bërë auto gol. Kështu përballjet mes këtyre dy skuadrave do të vuloset në “Emirates Stadium”.

Bayer Leverkusen fitoi bindshëm 2-0 ndaj Ferencvaros-it, me takimin që e dominoi të gjithin.

Ishte Demirbay ai që zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 10’, me pjesën e parë që u mbyll me vetëm një gol. Ndërsa në minutën e 86’ Tapsoba do të vuloste sfidën duke realizuar golin e dytë për vendasit.

Union Berlin-Royale Union SG u ndanë me barazimin 3-3. Ishin miqtë ta që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Boniface që zhbllokoi sfidën në minutën e 28’. Vendasit reaguan me Juranovic në minutën e 42’ dhe e mbyllën pjesën e parë me barazim.

Lexo edhe :  Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Në pjesën e dytë erdhën edhe katër gola të tjerë me Vertessen në minutën e 72’ dhe Boniface në minutën e 72’ për Royal Union SG.

Teksa për Union Berlin rrugën drejt rrjetës në fraksionin e dytë e gjetën Knoche në minutën e 69’ dhe Michel në minutën e 89’.

 

Të fundit

Mos zbukuroni ferrin!

Nga Visar Zhiti Ferri nuk zbukurohet! Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë për ata që ishin në ferr… Burgu...

“Kam parë kolegët që rrinë poshtë dritares…”/ Gazetarët investigativë: Ja çfarë na cënon

Media përpiqet të kërkojë llogari. Të gjejë përgjegjësit e hapave prapa. Ndryshe nga politika, ajo i kthen sytë edhe nga vetja. “Çdokujt që i drejtoj...

‘Larg duart nga monedha jonë!’/ Protesta në Bullgari, qytetarët kundër kalimit në euro

Mijëra qytetarë protestuan në rrugët e Sofjes kundër planit të qeverisë për kalimin e Bullgarisë në eurozonë. Protestuesit, të organizuar nga partia e djathtë...

“Duhet të dorëhiqet”, Bejko: PD është kthyer në tempullin e Berishës

Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Sali Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike. Ai theksoi se Sali Berisha e...

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame. Më shumë se 1.4 milionë...

Lajme të tjera

Web TV