Bardhi tregon arsyet pse dështojnë negociatat për bashkimin e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka folur për situatën brenda PD, në një kohë që më pak se një muaj partitë politike nisin fushatën zgjedhore.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi tregoi dhe arsyet pse kanë dështuar negociatat për bashkim brenda dy grupimeve në PD.

Sipas tij, PD e drejtuar nga Berisha ka përgatitur skenarin që më 14 maj demorkatët të përballen me njëri-tjetrin.

“Do duhet të kërkojmë arsye pse nuk po merremi vesh. Unë gjykoj që ne nuk po merremi vesh sepse kemi dy objektiva të ndryshme. Grupimi jonë ka objektiv për të qenë bashkë, unë nuk mund të them që PD fiton 61 bashki edhe nëse bëhemi bashkë, por ka absolutisht një numër të konsiderueshëm bashkish që nëse opozitarët janë bashkë janë të fitueshme. Sikundër për fat të keq ka një pjesë tjetër brenda Partisë Demokratike që kanë një objektiv tjetër që 14 Majin ta kthejnë në një betejë mes demokratëve kur rezultati dihet, fitues është Edi Rama.Unë do bëj gjithçka, jo vetëm unë por gjithë kolegët e mi, që ky skenar t’u ngeli në derë atyre që po e gatuajnë. Atyre që kanë interesa për ta mbajtur zvarrë Partinë Demokratike, atyre që kanë interesa për të marrë zgjedhjet lokale, jashtë PD-së. Ka faktorë jashtë PD që po synojnë të lënë jashtë zgjedhjeve PD dhe po mbajnë të ndezur konfliktin brenda partisë, për të dalë pas zgjedhjeve si faktori apo lideri i opozitës. Këto skenare do t’u ngelin në derë!”-tha Bardhi./Opinion.al

Të fundit

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara...

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Teksa politika shqiptare ndodhet në një ndër periudhat më të turbullta dhe të papritura të dekadës së fundit, konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

“Lufta” kundër qumështit e djathit/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se përpara se të bëhet kjo...

Lajme të tjera

Web TV