Këshilli i Stabilizim-Asociimit në Tiranë/ Kim: Shqipëria po ecën para në rrugën drejt BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian si një moment vlerësimi për reformat e vështira të ndërmarra. Ambasadorja Yuri Kim teksa përshëndet mbajtjen për herë të parë në Tiranë të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE thotë në një postim në Twitter se shqiptarët dhe Qeveria meritojnë respekt.

“Shumë mirë të shohësh Shqipërinë teksa ecën përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Njerëzit dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt pasi kanë ndërmarrë ndryshime të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm progresin e Shqipërisë për t’u bërë Shtet Anëtar i BE-së, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, shkruan Kim, krah një postimi të Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për takimin e djeshëm në Tiranë.

Për herë të parë, në Tiranë u mbajt mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë, që solli në kryeqytet edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Várhelyi. Takimi u pasua me një konferencë për shtyp mes Ramës dhe zyrtarëve të lartë, të cilët mbajtën edhe njëherë qëndrimin e qartë se vendi i Shqipërisë është në BE.

Të fundit

Netflix, Airbnb dhe Booking, në ‘rrjetën’ e TVSH-së në Shqipëri

Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë....

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se ka keqpërdorur burimet ushtarake për...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Lajme të tjera

Web TV