Rrjedhja e kandidatëve, Minxhozi: Berisha dhe Alibeaj do marrin humbje më 14 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Berisha dhe Alibeaj do të dalin të dy humbës nga kutitë e votimit më 14 maj.

Gjatë diskutimit në studion e ABC News me gazetaren Juli Krisafi, Minxhozi u shpreh se fituesi më i madh i “përplasjes” politike Berisha-Alibeaj është kryeministri Edi Rama.

Analisti shtoi më tej se pas 14 majit, gjërat për Enkelejd Alibeajn, do të vështirësohen ndjeshëm.

“Do të largohen nga kutitë e votimit secili me humbjen përkatëse, e cila nuk i ngjan njëra- tjetrës, por që ka emrin humbje. Alibeaj zhvlerësohet, sepse po ikin edhe kandidatët. Ai paraqitet një listë më 16 kandidatësh nga 61 bashki, dhe kjo ishte një humbje e parë, nuk duhet se sa do t’i mbeten në garë deri në fund. Kandidati në Tiranë Bejko duket më I vendosur dhe kam përshtypjen se është më anti-berishist se Alibeaj në këtë moment. Berisha nuk mund të fitojë përveçse gardhit brenda partisë, por aspirata e tij për pushtet në rang kombëtar, do marrë një fiasko. Berisha do të humbasë, por do të humbasë dhe Alibaej brenda partisë. Është betejë që luhet brenda mureve të PD, që fitues brenda partisë del Berisha, ndërsa brenda mureve të Shqipërisë fitues del Rama. Pas 14 majit do jetë e vështirë për Alibeajn”, tha ai.

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV