Zhdukja pa gjurmë e shqiptares nga Kosova, Franca në alarm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arta Mehmeti nga Kosova u zhduk nga Franca ditë më parë. Rasti i 19-vjeçares denoncohet në “Pa Gjurmë” nga të afërm të saj, pasi ajo u zhduk ditën e fundit që zhvillonte praktikën për kuzhiniere.

Më 20 dhjetor të këtij viti u nis si zakonisht herët në mëngjes, një ambiente i cili ndodhej 20 minuta larg nga banesa e saj në qytetin Clermont-Ferrand, afër Lionit.

Kushërira e saj komunikoi me të rreth mesditës, në orën 12:00 ajo i dërgoi një foto pa i shpjeguar nëse ndodhej në ambientet e shkollës apo jo. 19-vjecarja dukej me veshje normale, por me përparësen e kuzhinës.

Itinerari i tre javëve të fundit i 19-vjeçares ishte praktika që zhvillonte, për t’u pajisur me një diplomë në fushën e gastronomisë si specialiste kuzhine, ndërsa ditën që u zhduk ishte dita e fundit e praktikës.

E humbur katër ditë më parë, familja nuk ka asnjë informacion për fatin e Artës, ndërsa foli për herë të fundit në telefon me babanë, rreth orës 5 të pasdites të asaj dite kur humbi gjurmët.

Ajo i tha babait se ishte duke pritur autobusin, ndërsa ky i fundit vonohej për shkak të protestës që zhvillohej prej një jave nga qytetarët francez në qytet.

Me një distancë prej 20 minutash me mjetin e transportit urban, 19-vjeçarja nuk po kthehej. Kur kishte kaluar afro një orë babai e merr sërish, por telefoni rezultoi i fikur.

Në dijeninë e familjarëve Arta nuk ka pasur lidhje me ndonjë djalë, por as shumë shoqëri pasi kishte pak kohë që jetonte në Francë.

Madje familjarët kontaktuan edhe me stafin pedagogjik ku ajo zhvillonte praktikën, por askush nuk dha informacion duke e nënvlerësuar faktin, për shkak se ata ishin të huaj.

Vëllai i saj, Agroni ka treguar bisedën e fundit që ka pasur, duke theksuar se ata flisnin për çdo gjë së bashku, ç’ka ka ngritur edhe më shumë dyshimet tek ai se nuk ka ikur me dëshirë.

“Prej ditës së premte është larguar nga shtëpia dhe kontakti i fundit ka qenë vetëm me babin. Ka fol dhe ka qenë rreth orës 4-5 kur i ka treguar babit tim që është duke shkruar te shkolla për të lënë disa dokumente që duhet t’i firmoste. Ka qenë jo me rrobat e punës. Ka dërguar një ‘snap’ dhe s’ka treguar më shumë.

Lexo edhe :  Personi që grisi fletët e Kuranit në Prizren ka të shkuar kriminale

Arta ka treguar që ka qenë rrugës për të shkuar deri tek shkolla që do i nënshkruante disa dokumente një profesor te shkolla. Kemi folur edhe me profesorin. Shkolla është e mbyllur prej pushimeve të dimrit. Arta ka pasur shoqe, por nuk e di as kush janë dhe as ku jetojnë. Prej të premtes celulari  saj rezulton i fikur.

Kemi folur dhe me policinë, dhe ajo na ka thënë që duhet të prisni. Kohët e fundit në Francë ka pasur disa greva dhe ajo vazhdimisht ka udhëtuar te shkolla me autobusë, por autobusi kur ka qenë greva nuk ka punuar dhe i ka thënë babit që ta shoqëronte në shkollë.

Ditën që humbi, ka pasur një protestë në Lyon, ishte paqësore. Nuk ka qenë e lidhur, kemi qenë shumë të lidhur. Nuk kishte arsye që të largohej kështu nga shtëpia”, tha Agroni.

Më herët, Arta kishte shprehur frikë tek i ati, duke i kërkuar shpesh ta shoqëronte për në praktikë, sepse ajo ndihej e frikësuar, pasi dilte shumë herë në mëngjes.

Protesta në Clermont-Ferrand kishte afro një javë që zhvillohej në të njëjtin qytet ku 19-vjeçarja zhvillonte ditët e praktikës. Protestë në të cilën Arta nuk ka marrë pjesë, por që ka qenë e detyruar të kalojë përmes turmës.

Shkolla ku Arta zhvillonte mësimin është mbyllur për shkak të festive të fundvitit, që prej ditës së premte kur 19-vjeçarja u zhduk.

Arta ishte zhvendosur nga Kosova drejt Francës prej tre vitesh, bashkë me dy prindërit, dy motrat dhe dy vëllezërit e saj. Ata jetonin në Francë me dokumente të rregullta. “Burimi Express”

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV