Gjermani/ Mungesa e punëtorëve të kualifikuar preku rekord më 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Gjermani, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka arritur në nivel rekord më 2022, sipas një studimi të ri.

Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar, e cila funksionon në kuadër të Institutit Ekonomik Gjerman.

Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010.

Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve sociale dhe edukimit, janë prekur më së keqi, bashkë me sektorët e ndërtimit, arkitekturës, dhe ndërtimit të teknologjisë.

Sipas studimit, gjashtë prej 10 vendeve të lira të punës në këta sektorë, nuk kanë arritur të plotësohen.

Kancelari gjerman, Oalf Scholz, gjatë fjalimit të tij në Bundestag. Fotografi ilustruese.

Mungesë më e madhe, sesa zakonisht, është vërejtur edhe në sektorin e teknologjisë informative, në shkenca natyrore dhe gjeografi.

Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar është vërejtur edhe në sektorët e shërbimeve komerciale, në tregti, shitje, hotelieri e turizëm, pasi tre në 10 vende të punës, kanë mbetur të paplotësuara vitin e kaluar.

Në përgjithësi, sa më shumë kualifikime që janë kërkuar për një punë, apo sektor, aq më i vështirë ka qenë punësimi.

Punëtorët kanë thënë se kanë vërejtur mungesë të të rinjve të diplomuar në sektorët e teknologjisë informative, inxhinierisë elektrike dhe planifikimeve hapësinore.

Mungesa e fuqisë punëtorë të kualifikuar, është thënë të jetë vërejtur për kohë të gjatë në tregun e Gjermanisë, dhe besohet se pranimi i migrantëve, është i nevojshëm për të adresuar këtë problem.

Lexo edhe :  Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

“Neve na duhen migrantë, si për punë fizike, ashtu edhe për punë të kualifikuar”, ka thënë shefja e Agjencisë për Papunësi, Andrea Nahles./REL

Të fundit

Kumbari jeton

Karriera kriminale e bosëve që shënuan historinë e Cosa Nostra-s, kumbarët, në Itali dhe SHBA Nga Giuliana Rotondi  Kumbari jeton Historia e...

“Si jetojmë në këtë botë të tmerrshme?”/ Këtu është e vetmja përgjigje që kam

Nga gjakderdhja në Ukrainë, Sudan dhe Gaza e deri te kthimi i Trump, ka kaq shumë arsye për të dëshpëruar. Por pak optimizëm i...

STG-44 gjerman apo AK-47 sovjetik, lufta për të prodhuar armën efektive të këmbësorisë

23 dhjetor 2013 ndahet nga jeta Mikhail Kalashnikov Nga Leonard Veizi Edhe sot e kësaj dite nuk dihet mirë se si avancoi modeli i pushkës automatike...

Reagimi i Ramës/ TikTok ndalohet për një vit në Shqipëri

Qeveria shqiptare ndalon TikTok për një vit, pas kërkesave të prindërve që shprehën shqetësime për ndikimin e platformës te fëmijët, edhe pse ngjarja tragjike...

Kundër Ramës/ Sot opozita del në protestë

Partia Demokratike do të dal sot në protestë kundër qeverisjes se Kryeministrit Edi Rama. Opozita paralajmëron bllokim rrugësh dhe pjesëmarrje masive: Është koha të...

Lajme të tjera

Web TV