Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se kundërshtarët e Rusisë nuk duhet të nënvlerësojnë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Moska e cila nuk do të hezitojë t’i përdorë, shkruajnë mediat e huaja.
Duke iu referuar doktrinës bërthamore të shtetit, ish-presidenti nënvizoi se ajo parashikon qartë se armët bërthamore mund të përdoren nëse Rusia përballet me një akt agresioni me përdorimin e llojeve të tjera të armëve që kërcënojnë ekzistencën e shtetit. Ai tha se të gjitha vendet duhet të punojnë për të siguruar që kërcënimi i një Lufte të Tretë Botërore të mos materializohet.