Inter fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League teksa mposhtën Milanin me shifrat 0-2. Zikaltërit e zgjidhën shpejt ndeshjen teksa shënuan dy herë brenda tre minutave (8 dhe 11).
I pari që hapi llogaritë e sfidën ishte Edin Dzeko që shënoi një gol të bukur pas një goditje këndi, ndërsa më pas Mkhitaryan dyfishoi pas një asisti nga Di Marco. Ofensiva e Interit vijoi të ishte e frikshme dhe Calhanoglu u ndal nga shtylla.
Dzeko 😤
The 37yo still getting it done for Inter. His 14th goal of the season.#UCL #MilanInter pic.twitter.com/sBtLBgWkz7
— Sacha Pisani (@Sachk0) May 10, 2023
Goal by Mkhitaryan, Inter now lead by 2. 👀 pic.twitter.com/VCOPNnN0DU
— 🇲🇽🧃🦔 (@pochojxcob) May 10, 2023
Më pas ishte Lautaro që fitoi një 11-metërsh, por që me ndërhyrjen e sistemit VAR, arbitri Gil Manzano e anuloi. Në vijim, Milan u mundua ta balanconte sfidën, por rezultati nuk ndryshoi.
Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë ishin më të prirur për të sulmuar dhe rastin e parë e pati Messihas. Por, goditja e anësorit ishte i pasaktë edhe pse pati kohën e duhur për të vendosur në vështirësi Onanën. Rasti i artë mbërriti për Tonalin, por që mesfushori nuk pati fatin me vete dhe goditja e tij u stampua në shtyllë.
Nga ana tjetër, Inter shfrytëzoi hapësirat në prapavijë dhe Dzeko i vetëm përballë Maignan gaboi në mënyrë të pafalshme, ashtu siç bëri edhe Gagliardini që u vonua dhe humbi një shans të shkëlqyer.
Në fund, 0-2 dhe Inter niset tejet i avantazhuar për ndeshjen e kthimit në rrugën për të siguruar një biletë për finalen e Stambollit.