“Përfundon numërimi në 44 bashki”/ Celibashi: Pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 37.9%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se në 44 bashki të vendit ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se numërimi është ndërprerë në dy KZAZ në Durrës, për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe grupit numërues.

Sipas shifrave të raportuara nga 4835 qendra votmi, Celkibashi nënvizoi se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit rezulton 37.9%.

“Në lidhje me problematikat në procesin e numërimit, në Durrës, kemi ndërprerje në KZAZ numër 22 dhe 23 për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe anëtarëve të grupit të numërimit. Kemi konsideruar situatën e krijuar në KZAZ e Kurbinit dhe problematikat në lidhje me numërimin në këtë KZAZ. Kemi marrë një vendim për të bërë pezullimin e procesit deri në 16:00, por ende nuk ka filluar procesi i numërimit. Kemi komunikuar me strukturat ligjzbatuese, me Policinë e Shtetit, për të siguruar në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, rendin dhe sigurinë në ambientin e VNV dhe rreth vendit të numërimit të votave.

Kemi kërkuar që të largohen nga këto ambiente të gjithë personat e tjerë, me përjashtim të anëtarëve të KZAZ, numëruesve, vëzhguesve, përfaqësueve të medias dhe kandidatëve. Kemi marrë informacion se ky urdhër i KQZ është përmbushur dhe përreth ambientit të vendit të numërimit nuk ka persona të tjerë përveç atyre që parashikon Kodi Zgjedhor. Sa i takon pjesëmarrjes, ne kemi 4835 qendra votimi për të cilat është raportuar në KQZ. Rezultojnë 1,280,930 zgjedhës nga 3,379,873 zgjedhës që kanë këto qendra votimi. Përqindja për këto qendra votimi të raportura, është 37.9%”, theksoi ai.

Të fundit

Përleshje në Mal të Zi pasi çmimi prestigjioz iu nda një mohuesi të kombit malazez

Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku”...

Berisha mbrojti aferën korruptive të “Bankers”/ Murrizi paralajmëron skandalin e radhës!

Myslim Murrizi ka reaguar ndaj atyre që mbrojnë aferën korruptive të “Bankers”. Një prej tyre është edhe Sali Berisha, që pak ditë më parë e...

Evi Kokalari: Urime mami Gridës për lirimin e djalit

Evi Kokalari ka komentuar lirimin e Ervin Salianjit nga burgu. “S'me ka ardhur aspak keq per burgun qe beri Saljani, sepse po te njejtat mashtrime...

Tabaku: Europa na sheh si europianë, qeveria jo!

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për...

Pse amerikanët nuk mund të blejnë makinën elektrike më të mirë në botë

Nga Michael Dunne Me shumë gjasa keni dëgjuar për BYD. Një lojtar mesatar në industrinë e automobilave vetëm disa vite më parë, prodhuesi kinez i makinave...

Lajme të tjera

Web TV