Dënimi “demoralizon” bardhezinjtë, Empoli shkatërron me poker Juventusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi bie në fushën e Empolit. Skuadra e Max Allegrit humbi 4-1, duke u dhënë praktikisht fund shpresave për një vend në katërshen e parë në Serie A.

Bardhezinjtë ishin të demoralizuar nga lajmi i dënimit me -10 pikë dhe një gjë e tillë u shfaq në fushë. Sulmuesi Caputo realizoi dy gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Luperto e Piccoli për vendasit.

Goli i Chiesas pesë minuta përpara fundit, shërbeu vetëm për statistika. Ardian Ismajli e luajti të plotë ndeshjen për Empolin.

Skuadra toskane është ngjitur në kuotën e 42 pikëve, ndërkohë që Juventusi mbetet në vendin e shtatë me 59 pikë, 5 më pak se Milani i vendit të katërt.

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Zjarri rrezikon banesat, banorët izolojnë flakët në Pogradec

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec. Flakët rrezikuan seriozisht disa banesa, por falë...

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

Lajme të tjera

Web TV