Rusia sulmon Kievin me dronë gjatë natës, raportohet për të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia kreu një valë sulmesh ajrore në kryeqytetin ukrainas gjatë natës, ndërsa autoritetet po përgatiten për të shënuar Ditën e Kievit, ditën e themelimit të tij, të dielën. Zyrtarët në Kiev thanë se ky ishte sulmi më i madh i Rusisë me dronë ndaj qytetit që nga fillimi i luftës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 52 nga 54 dronët e prodhuar nga Irani. Një 41-vjeçar u vra nga rënia e copave të një ndërtese tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Ai tha se një ndërtesë tre katëshe magazinimi u godit nga sulmet ruse.

Me afrimin e një kundërofensive të paralajmëruar nga Ukraina, 15 muaj pas fillimit të luftës, Moska ka intensifikuar sulmet ajrore pas një qetësie gati dy mujore, duke vënë në shënjestër kryesisht bazat ushtarake dhe linjat e furnizimit.

Dita e Kievit është një festë që shënon themelimin zyrtar të qytetit 1541 vjet më parë. Zakonisht në këtë ditë mbahen panaire në rrugët e qytetit, koncerte të drejtpërdrejta dhe ekspozita të veçanta, por këtë vit ishin bërë plane për festime të një shkalle më të vogël.

Në një video-fjalim të shtunën në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sanksione të reja ndaj 220 kompanive dhe 51 personave për lidhjet e tyre me Rusinë.

“Këto janë kompani ushtarake të lidhura me kompanitë ruse, të cilat i shërbejnë luftës. Ndërsa personat e prekur nga sanksionet janë menaxherë të këtyre kompanive. Jo të gjithë operojnë në territorin e shtetit terrorist, disa prej tyre operojnë në vende të tjera. Por, të gjitha do të ndeshen me presionin global”, tha presidenti Zelensky.

Zoti Zelensky gjithashtu falënderoi Japoninë, Gjermaninë, Finlandën, Kanadanë dhe Islandën për sanksionet që kanë vendosur ndaj Rusisë dhe për ndihmën ushtarake që ato i kanë dhënë Ukrainës./VOA

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV