Lautaro Martinez: “Finalja e Championsit ka po të njëjtën peshë sa ajo e Kupës së Botës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lautaro Martinez nënvizoi se Interi është në hapin e fundit, pra në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

Sulmuesi 25-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që fitoi Kampionatin Botërorin 2022 në Katar, është kthyer në lojtar vendimtar për Zikaltërit dhe pritet të luajë një rol të madh edhe në finalen e Stambollit.

Lautaro ka shënuar 28 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 56 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Megjithatë, në rrugën e tyre qëndron një skuadër si Manchester City, që kërkon tripletën.

“Ato janë dy finalet më të rëndësishme që një lojtar mund të luajë, e vetmja gjë që ndryshon është fanella. Ndjenjat janë të njëjta, unike, për të shkuar deri në fund”.

“Është falë punës së bërë gjatë vitit, skuadra është ajo që ka rëndësi, është gjëja më e rëndësishme. Jemi në hapin e fundit, duhet të jemi gati për këtë ndeshje”, ka thënë Lautaro.

Ai u ndal edhe te Manchester City, duke e vlerësuar lartë rivalin e finales.

“Ne e dimë se Manchester City është një rival shumë i vështirë për t’u përballur, për shkak të cilësisë që ka. Por ne jemi gati, kemi bërë punën tonë dhe jemi gati sa të mundemi”, nënvizoi argjentinasi.

Të fundit

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore...

Horoskopi, e diel, 23 shkurt 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

DASHI Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: Kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës...

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të të La Ligës.  Golat e Dani...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

Lajme të tjera

Web TV