“Po më detyrojnë”, Boris Johnson lë menjëherë mandatin e deputetit

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, Boris Johnson ka dorëzuar me efekt të menjëhershëm dhe mandatin si deputet në parlamentin e Britanisë së Madhe.

Johnson kishte marrë një letër nga komisioni hetimor për çështjen e festave me anëtarët e partisë gjatë pandemisë dhe u shpreh se anëtarët e tij janë të vendosur për ta përzënë nga parlamenti me të gjitha mënyrat.

“Me pikëllim po largohem nga parlamenti, të paktën tani për tani.

Po më detyrojnë një grusht i vogël njerëzish, pa asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre, dhe pa miratimin e anëtarëve të partisë Konservatore, e lëre më të elektoratit të gjerë.