Tifozët shqiptarë të Interit “ngrejnë në peshë” Stambollin, festë e madhe para finales

Tifozët e Interit nuk munguan për të përkrahur ekipin zikaltër mbrëmjen e sotme në finalen e Champions League kundër Manchester City.

Tifozët e njohur shqiptarë zikaltër të cilët kanë grupin e tyre të njohur si “Inter Club Albania”, kanë organizuar një udëhtim drejt Stambollit duke dhënë mundësinë e dhjetra të rinjve e të rejave për të parë finalen nga afër në Stamboll.

Rreth 200 tifozë janë nisur nga Shqipëria për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.