Duke nisur nga kjo e hënë përgjatë një jave shqiptarët do të njihen me mozaikun e pasur të kulturës franceze.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga 19-28 Qershor.
Java Kulturore Franceze vjen me një program të kuruar të muzikës, kulturës dhe spektaklit. Në qytete të ndryshme në Shqipëri do të ketë koncerte e shfaqje të filmit si dhe argëtim pa fund.
Në kalendarin e aktiviteteve, përfshihen shfaqja disa filmave dhe koncerte te ndryshme ne Tiranë e disa qytete.
Java Kulturore e Francës do të mbyllet më 28 Qershor me performancën e grupit “Les Sëings” në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër.