Thriller me nëndetësen që u zhduk mbi Titanik/ Oksigjeni i personave në bord deri të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipet e kërkimit amerikan dhe kanadez po garojnë me kohën për të gjetur një nëndetëse turistike që u zhduk gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut të dielën.

Rasti po merr përmasa thriller,  pasi sipas përditësimit të fundit nga Roja Bregdetare e SHBA-së, oksigjeni i disponueshëm për pesë personat në bord parashikohet të mbarojë pasditen e së enjtes.

Sipas të njëjtit njoftim, nëndetësja e vogël e OceanGate Expeditions, kompania private që organizon ekspeditat drejt anijembytjes së famshme, është e paprekur.

Sipas mediave ndërkombëtare, komunikimi me nëndetësen Titan humbi afërsisht 1 orë e 45 minuta pas fillimit të zhytjes së saj dy orëshe, gjë që i bën ekspertët të besojnë se çfarëdo që ka ndodhur, ka ndodhur pranë rrënojave të Titanikut.

Siç shpjegojnë ata, nëndetësja Titan dërgon një sinjal çdo 15 minuta në anijen sipërfaqësore Polar Prince, dhe sinjali i fundit u dërgua ndërsa nëndetësja ishte mbi Titanikun në orën 17:00 të së hënës.

Ky vlerësim, në fakt, duket se e bën edhe më të vështirë operacionin tashmë të komplikuar të shpëtimit, sepse nëse është e vërtetë, siç vë në dukje Daily Mail, atëherë do të jetë praktikisht e pamundur të bëhet me një anije të drejtuar dhe do të duhet një anije pa pilot që mund të arrijnë në thellësi të tilla.

Megjithatë një numër i vogël operacionesh të tilla kanë ndodhur në të kaluarën.

Në zhytësen në fjalë janë 5 persona, katër pasagjerë dhe një pilot.

Mes tyre, sipas raporteve, në zhytësve ndodhen miliarderi britanik Hamish Harting, eksploruesi francez Paul Henri Narzolet dhe CEO i OceanGate Expedition, Stockton Rush.

Megjithatë, në konferencën për shtyp të dhënë nga një përfaqësues i Rojes Bregdetare të Bostonit të hënën, nuk u publikua asnjë nga emrat e pesë pasagjerëve të nëndetëses.

Lexo edhe :  Zv.kryeministri kroat jep dorëheqjen pas publikimit të videos ku qëllonte me pistoletë

Të fundit

Çfarë nënkupton ndalimi i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është ndaluar në Shtetet e Bashkuara më 19 janar, duke bërë që...

Dëbimet dhe tarifat, ja programi që Trump dëshiron të zbatojë pas inaugurimit

Emigrantët, të drejtat transgjinore, mjedisi, tregtia ndërkombëtare, Ukraina… Donald Trump ka premtuar një mori urdhrash ekzekutivë sapo të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Vendime ekstreme...

Parashikohet rritje me 15% të çmimeve të apartamenteve, ja zonat që preken më shumë

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalet edhe gjatë 2025-s. Ndërtuesit presin të rrisin sërish çmimet e shitjes së apartamenteve. Shtrenjtim pronash...

Berisha ankohet për GJK, avokati: Në karakterin e tij të sulmojë drejtësinë

Avokati Romeo Kara thotë se është në karakterin e ish kryeministrit Sali Berisha të sulmojë drejtësinë, kur i preken interesat. Në një intervistë në “Ora...

Vota e Diasporës/ Balla takim në Ferrara: Nuk bëhet fjalë vetëm për fitoren

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vazhdoi turneun e tij mes shqiptarëve në Itali duke u ndalur në Ferrara. Emigrantëve atje...

Lajme të tjera

Web TV