PD-ja zyrtare në “luftë” për pjesëmarrjen e Këshillit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike zyrtare mblodhi dje Këshillin Kombëtar ku u vendos për mbajtjen e zgjedhjeve më 29 korrik, ku i hapet rrugë zyrtarisht rikthimit të Lulzi Bashës. Kundërshtarët e Bashës brenda partisë shprehen se mbledhja nuk mund të ketë efekt vendimarrës pasi nuk kishte koorumin e nevojshëm, pasi pjesëmarrja ishte e ulët.

Partia Demokratike zyrtare mblodhi dje Këshillin Kombëtar për të vendosur mbi procesin e nisur për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Që do të mbahet më 29 korrik. Nga 329 anëtarë që ka Këshilli, 151 kanë qenë të pranishëm në sallë dhe 23 të tjerë morën pjesë në mbledhje virtualisht.

Duke qenë se 174 persona u tha se ishin të pranishëm në mbledhje, është plotësuar edhe kuorumi i nevojshëm. Por deputetët që bojkotuan Këshillin Kombëtar kanë njoftuar lëvizjen e radhës, duke bërë me dije përmes një deklarate, se do kontaktojnë individualisht secilin anëtar legjitim të Këshillit.

Ata shprehet se mbledhja e djeshme e Këshillit nuk rezulton legjitime, dhe se reagimi i tyre vjen për të mbrojtur PD.

“Duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike, të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD”, thuhet në deklaratën e bërë nga deputetët Lefter Gështenja, Ramadan Likaj, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Saimir Korreshi. Kujtojmë se dy ditë më parë, Gazment Bardhi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike deklaroi para mediave se mbledhja e sotme ishte në shkelje të satutit të PD-së.

Siç u shpreh ai, organizmi i mbledhje të tilla është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm. Po ashtu, Bardhi bëri të ditur se 17 anëtarë të Grupit Parlamentar të PD-së nuk do të ishin sot prezent.

Reagimi i Shehut

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar situatën brenda PD-së dhe zhvillimet e fundit të politikës në vend. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ironizon duke se as Enver Hoxha nuk arriti të përjashtojë në një ditë 125 anëtarë, teksa ka renditur emrat e diktatorëve më të njohur të botës.

Lexo edhe :  Meta zyrtarizon ‘divorcin’ politik me Berishën

“Plenumi i Vulës” ja kalon Plenumit Enver! Në asnjë prej pleniumeve të KQ, Enver Hoxha nuk arriti të përjeashtojë në një ditë 125 antarë të tij. “Pleniumi” i sotëm (dje)e arriti, theu rekord. Besoj se është edhe Rekord Boteror ky.

As Stalini, Mao, Kim, Hitleri, Musolini, etj, etj diktatorë, janë shumë larg kësaj shifre! Këta këtu ja dolën mbanë për tu vendosur në Librin Gines. Ja kaluan me të “zinjvë apo të kuqve” të Botës! Bravo”, ka shkruar deputeti democrat Tritan Shehu.

Reagimi i Sulës

Deputeti Dashnor Sula u shpreh se po kryhen procese të njëanshme për zgjedhjen e kryetarit. Ai gjithashtu theksoi se anëtarët janë zëvendësuar më persona që nuk janë të fushës përkatëse, duke i cilësuar si ‘punonjës të call center’. Deputeti më tej u shpreh së në PD po bëhet një proces fals për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe kjo sipas tij po e çon partinë drejt greminës.

“Unë bashkë me të gjithë kolegët nuk jemi ndarë nga Sali Berisha siç thonë të tjerë, por për mënyrën dhe veprimet që bënë duke shkelur rregullat dhe statutin e PD, duke mos bërë garë. Tani kanë anashkaluar totalisht funksionin e sekretarit të përgjithshëm dhe janë zëvendësuar me individë që nuk kanë asnjë lidhje.

Po të shohim gjithçka është një farsë nga një grup individësh të caktuar që tani është vetëm për të mbajtur peng Partinë Demokratike. Në mbledhje nuk ka pasur asnjë tension në mbledhje. Unë them që Berisha ka marrë copën  e madhe për ta mbajtur, Basha do të mbajë copën e vogël për ta mbajtur. Kjo është e turpshme”, tha Sula.

Të fundit

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës...

Neda Balluku e ashpër ndaj prindërve: “Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare kalamaj”

Opinionistja Neda Balluku ka ‘goditur’ një fenomen social ditën e sotme përmes rrjeteve sociale. Nga parku i Liqenit, ku e ka nisur javën, ajo ka...

Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

Ditën e sotme rreth maturantët në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Rreth...

Sulmet me dronë të Ukrainës/ Rusia: Hakmarrja është e pashmangshme

Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës. Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të së shtunës në mbrëmje, tha:...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, ja deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar...

Lajme të tjera

Web TV