Sulmi ndaj gjyqtarit Antony Taylor, UEFA reagon me dorë të hekurt ndaj Romës dhe Mourinho

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA reagon me dorë të hekurt ndaj José Mourinhos dhe Romës për atë që ndodhi pas finales së Europa League-s, kundër Sevillas, në Budapest.

Trajneri portugez u skualifikua për 4 ndeshje për shkak të “gjuhës ofenduese” ndaj arbitrit anglez, Taylor.

Klubi verdhekuq është gjobitur me 55 mijë euro dhe do të duhet të dëmshpërblejë edhe Federatën Hungareze të Futbollit për dëmin e shkaktuar nga tifozët.

Më tej, në ndeshjen e radhës evropiane si mysafirë, Roma do të luajë pa tifozë.

2 qershorin e kaluar, UEFA hapi menjëherë procedimin disiplinor kundër Mourinhos, “për fyerje dhe gjuhë ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes” në parkingun e stadiumit të Budapestit.

Edhe klubi verhekuq kishte përfunduar në “lupën” e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për “sjellje jo korrekte nga ekipi” (5 mijë euro gjobë) dhe për “hedhje sendesh, ndezje fishekzjarrësh” nga tifozët (50.000 euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë).

Së fundmi, Roma do të duhet të kontaktojë edhe Federatën Hungareze brenda 30 ditëve për të gjetur një marrëveshje në lidhje me dëmet e shkaktuara nga mbështetësit e skuadrës italiane.

Arbitri Taylor shkaktoi irritim te Roma, veçanërisht për një penallti që nuk u akordua për një goditje të topit me dorë nga Fernando dhe një shuplakë e fuqishme nga Lamela ndaj Ibanez, e ndëshkuar vetëm me një karton të verdhë.

Mourinho përdori fjalë të ashpra ndaj arbitrit, i cili po hipte në minibusin e rezervuar për gjyqtarët, edhe pse u përpoq të përmbahej për të shmangur sanksionet e rënda nga UEFA.

Të fundit

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV