Objektivi Declan Rice, West Ham refuzon ofertat e majme të Manchester City dhe Arsenalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Declan Rice është në qendër të vëmendjes së merkatos verore. Mesfushori anglez fitoi trofeun e Conference League me West Ham, skuadër ku mban edhe shiritin e kapitenit.

24-vjeçari po kërkohet me ngulm nga dy klubet më të mira angleze: Manchester City dhe Arsenali. Kampionët dhe nënkampionët e Anglisë, “rrëmbyen” skenën në ishull, pasi garuan mes tyre deri në fund për trofeun e Premier Leaugue.

Tani po konkurrojnë me njëri-tjetrin për shërbimet e mesfushorit “shkatërrues”. Me kërkesën e veçantë të trajnerit Mikel Arteta, “Topçinjtë” e kanë vendosur Rice si objektivin kryesor në merkaton verore.

Klubi anglez ofroi 80 milionë paund + 10 të tjera në formën e bonuseve për kartonin e Rice. Por, drejtuesit e West Ham e refuzuan propozimin e Arsenalit.

Mediet britanike bëjnë të ditur se të njëjtën gjë kanë bërë edhe me ofertën zyrtare të Man City-t. Kampionët e Europës ofruan 75 milion paund dhe 15 milionë të tjera në formën e bonuseve.

Gjithsesi, ofertat nuk kënaqin West Ham, me “Çekanët” që kërkojnë që të përfitojnë më shumë se 100 milion paund nga shitja e një prej lojtarëve më të mirë të organikës.

Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e Rice, ku pritet të shihet me shumë interes se kush do ta fitoj duelin në merkato mes Man City-t dhe Arsenalit.

Të fundit

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj...

6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Një mjek në Gaza thotë se palestinezët “nuk janë afër urisë, po e përjetojmë atë” , duke e përshkruar urinë masive në të gjithë...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke...

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga 'Football...

Lajme të tjera

Web TV