Masat kundër Kosovës, Kurti: Jemi aleati më i qëndrueshëm, BE është fati ynë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti këtë të enjte ka komentuar paralajmërimet për vendosjen e disa masave kundër Kosovës nga Komisioni Evropian.

Gjatë mbledhjes së qeverisë Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian tek Kosova gjen aleatin më të sinqertë e më të qëndrueshëm.

Ai po ashtu theksoi se me raste kanë qenë kritikë ndaj BE-së, por asnjëherë cinikë e të hidhëruar.

“Komisioni Evropian ka prezantuar dje para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian tek Kosova e gjen partnerin e saj dhe aleatin më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Kosova të tillë e ka qeverinë, të tillë e ka popullin. Me raste kemi qenë kritikë ndaj BE-së por asnjëherë cinike e të hidhëruar. E nuk jemi as sot. Vitin e kaluar dorëzuam aplikimin tonë për anëtarësim e atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë kujtojmë se të hënën e kaluar Komisioni Evropian ka prezantuar disa masa kundër Kosovës para Parlamentit Evropian.

Në këto masa përfshihet pezullimi i programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Të fundit

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur...

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e...

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë...

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

Lajme të tjera

Web TV