Nuk joshet nga paratë, pas Allegrit edhe Mourinho refuzon klubin arab

TURIN, ENGLAND - NOVEMBER 07: Eric Bailly of Manchester United in action with Cristiano Ronaldo of Juventus during the Group H match of the UEFA Champions League between Juventus and Manchester United at Allianz Arena on November 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by John Peters/Man Utd via Getty Images) *** Local Caption *** Eric Bailly; Cristiano Ronaldo

Jose Mourinho mund të kishte zgjedhur rrugën e lehtë si pjesa më e madhe e lojtarëve që po transferohen në Arabinë Saudite për të përfituar shuma të majme parash. Por, luzitani e refuzoi ofertën nga Lindja e Mesme teksa ishte klubi i Al-Hilal që tentoi transferimin e “The Special One”. Drejtuesit arabë ishin të gatshëm t’i ofronin luzitanit një pagë prej 26 milionë paund në sezon, por 60-vjeçari nuk u mendua gjatë dhe i refuzoi. Nëse Mourinho do të pranonte ofertën e Al-Hilal atëherë do të shndërrohej në trajnerin më të paguar në botë, por portugezi nuk u “josh”.

Mourinho mendon ende të shpenzojë kohë në futbollin europian dhe pavarësisht zërave që e lidhnin me një kalim te Paris Saint-Germain në Francë, pritet që të vijojë aventurën me Romën teksa me verdhekuqtë dhe tifozerinë romane ka krijuar një lidhje të ngushtë, duke i dhuruar italianëve trofeun e Conference League të fituar në Tiranë përballë Feyenoord, ndërsa koleksionon edhe një finale të Europa League.Kujtojmë se Al-Hilal, po ia del shumë mirë në merkato duke transferuar emra si Kalidou Koulibali apo Ruben Neves, por në lidhje me trajnerët klubi po vuan të firmosë me një emër të madh duke qenë se pasi dështoi me Mourinhon, nuk mundi të bindë as Massimiliano Allegrin e Juventus.