Futbolli në zi, gjendet i vdekur portieri gjerman

Ish-portieri 20-vjeçar i Lokomotivës së Leipzigut të Gjermanisë, Jan Pascale Gaedke, është gjetur i vdekur.

Me anë të një njoftimi nga klubi gjerman bëhet me dije se trupi i Gaedke u gjet i vdekur në pishinën e një ndërmarrje ndërtimi.

Mediet gjermane raportojnë se portieri i Libertvolkwitz u gjet brenda në pishinë bashkë me trupat e dy burrave të tjerë.

Autoritet vendase nuk kanë treguar nëse ata kanë qenë nën ndikimin e alkoolit apo narkotikëve, por dyshimi kryesor është se ata mund të jenë helmuar nga dyoksid karboni.

Ndërkohë, pritet që të bëhet ekspertiza e trupit për tu gjendur shkaku i vërtetë i vdekjes së portierit 20-vjeçar./Përgatiti: Fjala.al/