Festa e Pavarësisë në SHBA/ Valë sulmesh në masë me armë, 10 persona të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmet në masë me armë në Filadelfia, në Baltimorë, dhe në Forth Worth, Teksas, morën jetët e 10 personave në prag të Festës së Pavarësisë më 4 korrik, thanë zyrtarët – një kujtesë kjo e zymtë e dështimit prej dekadash të përpjekjeve për të ulur dhunën nga armët në Shtetet e Bashkuara.

Në Fort Worth, tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm masiv me armë pas përfundimit të një festivali lokal, tha policia të martën.

Në një tjetër incident me armë në Filadelfia mbrëmjen e së hënës, pesë persona u vranë dhe dy u plagosën kur autori i dyshuar që mbante edhe jelek antiplumb hapi zjarr ndaj kalimtarëve të rastit, njoftoi policia. Ndër të plagosurit ishte edhe një fëmijë dhe një adoleshent.

Sulmet me armë të mbrëmjes së të hënës erdhën pasi dy persona u vranë dhe 28 u plagosën, gati gjysma e tyre fëmijë, nga breshëri plumbash gjatë festës nëpër rrugët e një lagjeje në qytetin Baltimorë.

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi dhunën dhe përsëriti thirrjen për të ashpërsuar legjislacionin për armët në Amerikë.

“Vendi ynë ka pësuar sërish një valë sulmesh tragjike dhe të pakuptimta me armë”, u shpreh presidenti nëpërmjet një deklarate të qarkulluar të martën. Presidenti Biden u bëri thirrje që “të ulen në tryezë për reforma domethënëse dhe të logjikshme” ligjvënësve republikanë, të cilët përgjithësisht kanë bllokuar përpjekjet për reforma domethënëse të ligjeve për sigurinë e armëve dhe kanë kundërshtuar përpjekjet e Presidentit Biden për të rivendosur një masë kufizimi për armët luftarake.

Motivi i tre sulmeve të fundit me armë nuk u bë menjëherë i qartë.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me një numër të madh sulmesh masive me armë dhe incidente ku përfshihej dhuna me armë. Ka patur deri më tani gjatë vitit 2023 mbi 340 sulme masive me armë, sipas të dhënave të mbledhura nga Arkivi për Dhunën me Armë, organizatë që i përkufizon sulme masive incidentet ku qëllohen të paktën katër persona, pa llogaritur autorin.

Lexo edhe :  Ndodh edhe kjo! Majmuni i 'fik dritat' Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Nëse viti vazhdon me të njëjtin ritëm, sulmet masive me armë gjatë vitit kalendarik 2023 do të arrijnë në rreth 679, gati sa dyfishi i 336 sulmeve të regjistruara në vitin 2018. Ky do të ishte niveli i dytë më i lartë vjetor i nëntë viteve të fundit. Niveli më i lartë ishte ai i vitit 2021, kur u regjistruan 690 sulme të tilla.

Shtetet e Bashkuara kanë vdekjet më të shumta në raport me popullsinë, krahasuar me të gjitha vendet e tjera me të ardhura të larta, sipas analizës së Institutit për Vlerësimin dhe të Dhënat e Shëndetit, në Universitetin e Uashingtonit. /VOA

Të fundit

Meta nga qelia: Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit...

Basha: Edi Rama i frikësuar për fatin e tij, po sulmon drejtësinë!

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij sulmoi drejtësinë. Në një postim në Facebook, Basha akuzon...

Dumani takim zyrtar me Celibashin: Do të godasim krimin zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim kompanitë e telefonisë celulare

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur në hetim paraprak kompanitë celulare Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare....

SHBA/ Paralajmërohen stuhi, Kalifornia përgatitet për përmbytje

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe përmbytje...

Lajme të tjera

Web TV