Testamenti i Berlusconit, si u nda pasuria marramendëse mes pesë fëmijëve dhe gruas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediet italiane kanë publikuar përmbajtjen e testamentit të Silvio Berlusconit. Fëmijët e tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi Berlusconi, pasi kanë lexuar testamentin kanë bërë të ditur se asnjë prej tyre nuk do të mbajë i vetëm kontrollin mbi kompaninë Fininvest SpA, që më parë drejtohej nga babai i tyre.

“Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju, babai juaj. Kështu i shkruhej në testamentin e Berlusconit, drejtuar fëmijëve të tij të cilin e kishte shkruar gjatë rrugë për në spitalin San Raffaele. Zarfi i pavulosur mban datën 19 janar 2022 me mbishkrimin “për fëmijët e mi”.

Testamenti u hap në praninë e dy avokatëve të themeluesit të Mediaset dhe Forca Italia, Luca Fossati dhe Carlo Rimini. Pjesa më e madhe e aksioneve të Fininvest shkon për Pier Silvio dhe Marina Berlusconi, fëmijët nga martesa e parë e Berlusconit me Carla Dal’Olio, të cilët sëbashku zotërojnë 53% të aksioneve. Ndërsa pjesa tjetër do të kontrollohet nga tre fëmijët e tjerë: Luigi, Eleonora dhe Barbara. Këta të fundit janë fëmijët nga martesa e dytë e Berlusconit me Veronica Lario.

Në trashëgimin e tij ai kishte përfshirë dhe vëllain e tij, Paolo Berlusconi, të cilit i ka lënë 100 milionë euro. Marta Fascina, gruaja me të cilën u martua së fundmi nuk ngeli pa gjë. Berlusconi i ka lënë 100 milionë euro deputetes dhe 30 milionë euro për bashkëpunëtorin e ngushtë, Marcello Dell’Utri, drejtor i Forza Italia në vitin 1993.

Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë.

Lexo edhe :  Pas më shumë se 3 vitesh, Rusia dhe Ukraina pritet të takohen për bisedimet e para

Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor.

Të fundit

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale. Ja lista...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Lajme të tjera

Web TV