30 milionë përdorues në pak orë, a do të arrijë dot Threads të jetë rivali i Twitter?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 milionë përdorues janë regjistruar në aplikacionin e sapolançuar “Threads”, në pronësi të Meta-s, në ditën e parë të tij, sipas CEO-s së kompanisë Mark Zuckerberg. Ai e prezantoi platformën si një rivale “miqësore” të Twitter, me këtë të fundit që u ble nga Elon Musk në tetor e që nga ajo kohë ka pësuar mjaft ndryshime. Sipas ekspertëve, “Threads” mund të tërheqë përdoruesit e Twitter, të cilët tashmë janë pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

Megjithatë, CEO e emëruar vetëm disa ditë më parë e Twitter, Linda Yaccarino, tha se megjithëse Twitter “imitohet shpesh”, komuniteti i tij “nuk mund të imitohet kurrë”. Ndër të tjera, aplikacioni i ri “Threads” i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe në fakt ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

Sipas Zuckerberg, për të cilin nën emrin e Meta-s, ky është aplikacioni i 5-të i madh që zotëron (Facebook, Instagram, Whatsapp, Messanger dhe Threads) tha se mbajtja e platformës “miqësore” do të jetë çelësi i suksesit të saj në afatgjatë. Nga ana tjetër pronari i Twitter, Elon Musk u përgjigj duke thënë: “Do të preferoja më shumë të sulmohesha nga të huajt në Twitter, sesa të kënaqesha me lumturinë e rreme të Instagram-it që fsheh dhimbjen”.

I pyetur nëse mendon se “Threads” do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg ishte optimist, teksa tha: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se është e nevojshme të ekzistojë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard përdorues. Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë ne.”

Lancimi i aplikacionit të ri është mirëpritur në internet, me shumë persona që e shohin “Threads” si një “konkurrent shumë të nevojshëm” për Twitter. Megjithatë ekspertët dhe përdoruesit kanë kritikuar sasinë e të dhënave që aplikacioni mund të përdorë, që mund të përfshijë të dhëna shëndetësore, financiare dhe të lundrimit në internet, të lidhura me identitetin e përdoruesve e që jepen nga Apple App Store.

Lexo edhe :  Trump shpreh interes për të blerë Groenlandën, reagon menjëherë Danimarka

Po ashtu ekziston edhe shqetësimi se nuk është e mundur të fshihet profili në “Threads” pa fshirë profilin e lidhur me të në Instagram. Kompania Meta tha për BBC se: “Për momentin, ju nuk mund të fshini profilin tuaj Threads pa fshirë llogarinë tuaj në Instagram. Kjo është diçka për të cilën po punojmë. Ndërkohë, ju mund ta çaktivizoni profilin tuaj Threads në çdo kohë. Çaktivizimi i profilit tuaj Threads nuk do të çaktivizojë llogarinë tuaj në Instagram”.

Threads tani është i disponueshëm për t’u shkarkuar në mbi 100 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo ende në BE për shkak të shqetësimeve rregullatore që ende nuk janë zgjidhur.

Të fundit

Pirro Çako tregon historinë e këngës “E duam lumturinë”, raporti me Parashqevi Simakun

Kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë” është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin...

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë/ Të reflektojmë mbi vlerat e njerëzimit

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. “Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara,...

“Gëzuar Krishtlindjen”/ Rama zgjedh mënyrën e veçantë për të uruar besimtarët e krishterë

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjes, me një mënyrë të veçantë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë me...

Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke synuar përfshirjen e të rinjve në trajnimet bazë ushtarake....

Argjentina shkundet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter tronditi pas mesnate rajonin Catamarca, në veriperëndim të Argjentinës. Lajmi u konfirmua nga...

Lajme të tjera

Web TV