Ten Hag i hoqi shiritin e kapitenit, reagon Maguire: “Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim humbja e postit të titullarit, tani edhe e shiritit të kapitenit. Harry Maguire është përballur me kritika të shumta nga tifozët e Manchester United për shkak të performancave të tij plot gabime.

Ndërkohë që në sezonin e ri nuk do të jetë ai kapiteni i “Djajve të Kuq”, vendim i marrë nga trajneri Ten Hag. Që ka shkaktuar mërzi të madhe, siç e thekson mbrojtësi anglez në një postim në faqen e tij zyrtare.

“Pas diskutimeve me trajnerin sot ai më informoi se do të ndryshojë kapitenin. Më shpjegoi arsyet e tij, ndërsa unë personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Gjithsesi do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që të vesh fanellën e United.

Kështu që doja të shprehja një falënderim të madh për tifozët e Manchester United. Për të gjithë mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë kohës që mbaja shiritin në krah.

Unë kam bërë gjithçka që kam mundur për të ndihmuar United të jetë i suksesshëm, brenda dhe jashtë fushave.

Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Ole Gunnar Solskjaer, i cili fillimisht më dha këtë përgjegjësi. Dhe i uroj kujtdo që do ta marrë shiritin çdo sukses. Ai do të ketë mbështetjen time të plotë”.

Me shumë mundësi, shiriti i kapitenit i Manchester United do i kalojë portugezit Bruno Fernandes.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV