Veliaj rendit para Këshillit Bashkiak projektet që pritet të zbatohen në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet që do t’i shtohen kryeqytetit, mes tyre Teatri i Ri, rehabilitimi i Kopshtit Botanik, stadiumi i ri “Selman Stërmasi”, apo edhe Muzeu i Tiranës. Ai tha se do bëhet një përurim zyrtar i Piramidës, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Rajonin.

“Kemi disa projekte të reja të qytetit dhe njëri prej tyre është stadiumi i ri “Selman Stërmasi”. Sporti ka marrë, jo vetëm prej Tiranës Qyteti Europian i Sportit, por vitet e fundit i kemi dhënë një impuls të jashtëzakonshëm. Mjafton të shikojmë nivelin e medaljeve dhe cilësisë së sportistëve, qartazi ka qenë një para e shpenzuar mirë nga Bashkia e Tiranës. 90% e ekipit tonë Olimpik janë të Bashkisë së Tiranës, nga Sport Club Tirana. Ka ardhur koha që aty të kalojmë nga një ngrehinë ku ka agjenci udhëtimi apo lojëra elektronike, në një aset për Tiranën.

Ka ardhur koha që Tirana të ketë një Muze të artit modern, Galeria Kombëtare është në rikonstruksion. Kemi konceptuar një tokë që është në fund të Bulevardit të Ri, kurse Muzeu i Tiranës është konceptuar te Sarajet. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, por ligji thotë se vetëm Instituti i Monumenteve të Kulturës i shpall monumentet e kulturës. Mund të kemi bindje politike, mund të bëjmë debatet tona, por ose është ose nuk është monument kulture, nuk mund të jetë me dëshirë e me pasion, është me ligj e me një komision. Kemi edhe Sarajet, kur për herë të parë në Bashkinë e Tiranës kemi akorduar një fond për t’i blerë këto ndërtesa, ashtu siç bëmë me shkollën Kosova, me Sarajet e kështu bëmë me ndërtesën e Libohovitëve. Ndërtesa e Libohovitëve si investim do t’i kalojë Ministrisë së Kulturës, kjo do të thotë që nuk kemi detyrime financiare. Tek Sarajet është Bashkia e Tiranës ajo që do të bëjë investimin”, tha Veliaj.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV