Leonard Veizi, shkrimtari i rrallë i temave tabu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kujtim Kurti

Të paktën tridhjetë vite më parë isha i çmendur mbas librave, aq sa besoja se isha fare pak pak konkurrentë. Tani në kohet mod erne jam në ekstremin tjetër, sepse u bënë kohë që lexoj rrallë e më rrallë! Leonard Veizin nuk e njihja, por kur fillova të lexoja diçka nga ai, me shtyu të kthjellohem e të lexoj diçka më shumë. Pas librit “I çmenduri i pavionit 3” arrita tek romani “Orgji në fam ullinë e At Ludovikut”! Në faqet e para, imagjinoja një film nga Hollivudi që do trondiste kinematografinë, më pas ndërrova mendje dhe më shumë po më in trigonte si një serial, ku njerëzit do vraponin të shikonin serine e radhës për të kuptuar e marrë vesh se si do vazhdonte më tej historia. Mjeshtëria e ndërthurjes së ngjarjeve, trajtimi e përshkrimi Leonard Veizi shkrimtari i rrallë i temave tabu provokativ i personazheve, zbërthi mi i filozofisë së psikologjisjes së ngjarjeve, kohëve, situatave, kapur në çdo aspekt të jetës, deri në intimitet, qofshin edhe në ato që dikur quheshin “tema tabu”, nxjerr se Leonard Veizi është në një piedestal tjetër të shkrimtarëve. Të simbolizosh orgjinë e një vendi të tërë të një shteti të tërë simbolizuar në një qytezë, që ka marrë një rrokopujë te llahtarshme që si dihet fundi, këtu e gjen. Heretizmi këtu është! Me siguri autori ka studiuar, ose të paktën është njohësi i mirë edhe i psikologjise, edhe i teologjisë, edhe i historisë e plot rryma të tjera të cilat na vijnë në një libër të vetëm nëpërmjet penës së tij. Me këto që ka shkruar, në kohën e humbëtirës, apo thënë ndryshe: të “ndërtimit socialist të vendit”, vetëm po t’i kuptoheshin që i qarkullonin në mendje e kishte hak internimin, le me te shprehte diçka. Ose po të shtyhemi në kohë e të shkojmë në periudhën e inkui zicionit, do të kishte pasur fundin e Galileut. Mrekullisht ndjen kënaqësi që shikon se ka njerëz si Leonard Veizi që me ulërimë ngre zërin e tij për të vërtetën ku jemi e ku po shkojmë ne si shoqëri. Po jetojmë kohën kur teknolog jia në pjesën më të madhe që po injekton absurditetin duke nxjerrë më shumë në pah medioker, e duke shtuar njëkohësisht miopinë e shoqërisë. Ndaj njerëzit po kënaqen me syzet moderne pa u ankuar që po humbasin shikimin. Ndaj dua të ndaj me miqtë e lexuesit e tjerë këtë mesazh: Lexoni romanin “Orgji në famullinë e at Ludovikut” e do të më kuptoni!

Të fundit

Formula 1/ Kunati i Verstappen ngre zërat: “Max tek Mercedesi në vitin 2026”

E ardhmja e Max Verstappen duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A...

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu kanë treguar të dhënat e...

Bill Gates ‘varfërohet’ me 51 miliardë dollarë pas një fjalie që tha!

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës së tij se do...

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh ndërsa së bashku ndajnë...

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV